E Diel, 1 Nëntor 2026

ORA: Të zbatohet ligji kundër monopolit

Në konferencën e rregullt javore për media, nënkryetari Besnik Krajku kundërshtoi udhëzimin administrativ të qeverisë për importuesit e produkteve të mishit. Ora e cilësoi skandaloz këtë udhëzim dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të tij.

 “Qytetari dhe konsumatori mbrohen me zbatimin e përpikt të kontrollit kualitativ të mallrave në pikat doganore në bazë të standardeve botërore e sa i përket përkujdjesjes së shtetit për transakcionet tregtare shteti duhet të heq dorë nga kjo “përkujdesje” ngase subjektet tona kanë ditur që këto transakcionet t’i bëjnë në njëzetvjet të rënda të mbijetesës ekonomike të Kosovës falë iniciativës të ndërmarësve të Kosovës pa kurfar udhëzimesh dhe përkundër shumë pengesave me të cilat janë ballafaquar në atë periudhë”-thekson zyrtari i kësaj partie.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›