E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: SHBA pranë Kosovës, në momente të errëta

“Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovoës, ju uroj Juve dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë e SHBA-së ka shënuar lindjen e një kombi liridashës dhe që nga atëherë ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në ngjarje të rëndësishme historike botërore dhe në rritjen e demokracisë”-shkruan Sejdiu në telegram.

Më tej, Sejdiu shkruan se dita e Pavarësisë së SHBA-së, 4 korriku, është ditë e veçantë jo vetëm për popullin amerikan. “Qytetarët e shtetit me të ri në botë, Republikës së Kosovës, i bashkohen Shkëlqesisë suaj dhe popullit amerikan me respekt të madh dhe admirim në festimin e kësaj dite të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aletatët e saj më të mëdhenj”-vijon telegrami.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›