Tensionet ne KZAZ-ne nr 20. I ndaluari i pare ne Fier
FIER- Situata e tensionuar dy ditë më parë në KZAZ 20 në Fier ka sjellë dhe të ndaluarin e parë.
Burime nga policia e e këtij qyteti bëjnë të ditur se gjatë natës është ndaluar Mihal Kumaraku, pas kallëzimit penal për dhunë të bërë nga kandidatja për deputete të Partisë Demokratike Rajmonda Bulku. 20-vjecari akuzohet për pengim të subjektit zgjedhor në organet përfaqësuese në KZAZ.
Mbrëmjen e 2 korrikut kandidatja per deputete Bulku ndodhej në KZAZ 20 në Fier për të vëzhguar nga afër situatën e cila në ato momentë ishte tepër e acaruar. Prania e madhe e simpatizantëve socialistë vështirësoi hyrjen e Zonjes Bulku, e cila ka denoncuar disa prej tyre për veprime të dhunshme të ushtruar ndaj saj.
Burime të policisë konfirmojnë se priten dhe shoqërime të tjera në lidhje me ngjarjen në KZAZ 20.
(s.g/BalkanWeb)