E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia AP merr çmimin Pulitzer për gazetari hulumtuese

Një gazetare e re e cila mbuloi një skandal mbi një abuzim seksual në një kolegj të SHBA-së, është një ndër fitueset e çmimit më të madh të gazetarisë në SHBA, atij “Pulitzer”.

Çmimi për raportimin lokal shkoi për reporteren e policisë dhe gjykatave të “Patriot News” të Harrisburg, 24-vjeçaren, Sara Ganim.

”Associated Press” fitoi një çmim për serinë e saj në profilizimin e myslimanëve nga ana e Departamentit të Policisë së New York-ut.

Paneli i “Pulitzer” vlerësoi Patriot News dhe Ganim për raportimin dhe “zbulimin e guximshëm" për akuzat e abuzimit seksual ndaj ish-trajnerit të Penn State, Jerry Sandusky.

Ndërkohë, “Huffington Post”, një site online lajmesh, fitoi çmimin Pulitzer të saj të parë, për raportimin mbi veteranët amerikanë.

Gazeta “Politico” gjithashtu fitoi çmimin Pulitzer të saj të parë, për karikaturën më të mirë editoriale .

Çmimet jepen aktualisht në 21 kategori, duke përfshirë edhe poezinë dhe dramën.

Manning Marable, u nderua pas vdekjes me çmimin “Pulitzer”, në kategorinë e historisë, për biografinë e tij për Malcolm X.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›