E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik: Do ta bëja sërish

Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në Norvegji, ka deklaruar se do ta ripërsëriste masakrën.

Deklarata është bërë në seancën e së martës, ku ai është përballur me trupin gjykues. Ne ditën e parë të gjykimit, Breivik është deklaruar i pafajshëm dhe nuk ka shfaqur fare pendese.

Ai ka thënë se vendosja e makinës-bombë, që ka vrarë tetë persona në Oslo dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit, ka qenë “vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal.

Procesi gjyqësor mori një kthesë të papritur, kur një prej gjykatësve të çështjes u shkarkua pas dyshimeve për paanshmërinë e tij.

Duke folur në sallën e gjyqit, Breivik tha se kishte kryer sulmin më të sofistikuar dhe spektakular në Europë që pas Luftës së Dyte Botërore dhe se po mundej do të ripërsëriste gjithçka nga e para. Sipas Breivik, vdekja do të ishte një nder për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›