E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia Moody’s konfirmon vlerësimin B1 të ekonomisë së Shqipërisë

18-06-2013 / Gazeta 55

Një vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohe është dëshmi e kredibilitetit të vendit për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit dhe vazhdimësisë së reformave

Agjencia e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, Moody’s ka vlerësuar Shqipërinë me gradën “B1” si dhe ka vlerësuar një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë. Kjo është një dëshmi e kredibilitetit të ekonomisë shqiptare dhe në një kohë kur Evropa dhe rajoni vazhdojnë te përjetojnë goditjet e krizës financiare me problematike e pasoja shume komplekse.
Një vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohe është dëshmi e kredibilitetit të vendit për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike ne mbështetje të biznesit, përmirësimit te mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave ne vend. Biznesi dhe investitorët e huaj gjejnë një lexim të qartë në këtë vlerësim për të orientuar vendimmarrjet e tyre, vazhdimësinë e politikave probiznes të Qeverisë në një kohë kur diskutimet për politika të caktuara janë nga më të ndryshmet.
Thjesht, rikonfirmohet qartësia dhe pozitiviteti me te cilën politikat ekonomike i qasen këtij realiteti dhe sfidave e pozicionit te Shqipërisë në rajon.
Moody’s evidenton dhe vlerëson faktin se Shqipëria i rezistoi fuqishëm presioneve te krizës financiare ne Evrope dhe më gjerë, duke menaxhuar te këtë rritje ekonomike dhe reforma te rëndësishme për te ardhmen e vendit. Po kështu vlerëson progresin drejt proceseve integruese të vendit e sidomos ligjet e miratuara se fundmi. Ndërkohë vlerësohet fakti që qëndrueshmëria makroekonomike e vendit ka qene pozitive dhe potenciali për rritje ekonomike do këtë me shumë materializim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 e në vazhdim, duke dhënë kështu një optimizëm realisht të bazuar.
Vazhdimësia e progresi i reformave e përmirësimeve në disa sektorë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve do të ishin drejtimet – thekson Moody’s, që do të sillnin jo vetëm materializim të potencialit ekonomik, por edhe rritje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit të vendit. Ky vlerësim i sotëm, është edhe një inkurajim për Shqipërinë që me politikat makroekonomike e fiskale qartësisht vërteton doktrinën dhe filozofinë mbi të cilën Qeveria shqiptare ndërton politikat zhvillimore afatgjata të vendit, duke përballuar me sukses presionet dhe efektet që sjell kriza financiare duke mbajtur në krye të axhendës çështjen e integrimit evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›