E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin udhëtarët: Kjo është mrekulli, s’e kishim imagjinuar kurrë Tiranën kaq afër

18-06-2013 / Gazeta 55

24 orë pas hapjes/11 mijë automjete kanë kaluar në tunelin e Krrabës

24 orë nga inaugurimi, në tunelin e Krrabës kanë kaluar të paktën 11 mijë automjete.
Të dhënat zyrtare vijnë nga salla e kontrollit të tunelit të Krrabës ku përveç, funksioneve bazë të monitorimit të tunelit regjistron dhe numrin e automjeteve. Nëpërmjet një sistemi te posaçëm regjistrohet numri i mjeteve që kalojnë në tunel si dhe lloji i automjetit që kalon sipas madhësisë. Kjo tregon se në tunelin nga Elbasani drejt Tiranes kanë lëvizur afro 5500 mjete ndërsa nga Tirana në Elbasan afro 5 mijë mjete. 500 mjete më shumë kanë ardhur në Tiranë nga Elbasani dhe zonat përreth si Librazhd, Përrenjas, Gramsh apo dhe Cërrik. Qarkullimi i mjeteve në tunel nuk pushon në asnjë sekondë. Të shumtë janë dhe ata që ndalojnë për të bërë foto. Ndërsa udhëtarët s’i shmangin dot emocionet, kur shprehen se, s’e kishin imagjinuar kurrë Tiranën kaq afër. Ndërkaq, monitorimi i tunelit kryhet nëpërmjet një teknologjie të lartë e njëjtë në vendet e BE, çka e bën sigurinë e tij në nivele maksimale. Tuneli i Krrabës dhe një pjesë e autostradës Elbasan-Tiranë u inauguruan nga kryeministri Sali Berisha të dielën në mesditë. Rruga e re lehtëson ndjeshëm qarkullimin e automjeteve nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas, duke kursyer 40 minuta kohë si dhe shmanget një nga segmentet më të rrezikshme dhe më të lodhshme, Qafa e Krrabës.
Imami bashkëbisedon me banorë të qytetit të Belshit: Mandatin e ardhshëm do 3-fishojmë subvencionet në bujqësi/Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të qytetit të Belshit ku edhe ka vizituar lagje, ambiente të qytetit, kandidati i PD, Arben Imami nuk ka lënë pa shprehur mendimin e tij rreth bukurisë që e rrethon këtë qytet që janë liqenet. I shoqëruar edhe nga kandidati për deputet në këtë zonë Ardjan Turku kreu i kësaj fushate Arben Imami ka mirëpritur çdo problem të banorëve si edhe është njohur më nga afër me karakteristikat e kësaj zone dhe të veçantat e saj, ku më së shumti kjo zonë njihet për prodhimet bujqësore, prodhimi i duhanit dhe tregtimi i peshkut si pasojë e liqeneve karstike në këtë zonë. Mikpritja virtyt i kësaj zone është një tjetër vlerësim shprehur nga vetë Imami, duke deklaruar se jeta në fshat në të vërtetë ka ndryshuar shumë. Duke premtuar një mbështetje më të madhe për fermerin Imami deklaroi se “kemi hequr taksën për TVSH-në e cila rimbursohet drejtpërdrejtë në bazë të faturës, kemi hequr 20 përqind taksën për sera, për fidanë, plehra kimike, etj, këto i kemi bërë pa pritur zgjedhjet”. Gjatë këtij vëzhgimi në terren Imami është njohur gjithashtu edhe më shumë familje të cilët janë vetëpunësuar duke përdorur tokat e tyre për prodhim familjar si edhe për tregtim. “Në këtë katër vjeçar kemi bërë një program të madh i cili është vaditja dhe kullimi, sepse nuk mund të bësh tre investime të mëdha në të njëjtën kohë, por ky do jetë prioriteti i mandatit të ardhshëm, sepse investimet e tjera në infrastrukturë janë drejt përfundimit. Gjithashtu do të trefishojmë subvencionet, në bazë të sipërfaqeve të parcelave të fermerëve”, ju përgjigj Imami disa banorëve të interesuar për bujqësinë. Nafta një tjetër problem për banorët e zonës sipas Imamit do ti jepet akciza me para në dorë çdo fermeri.
Gjatë takimeve Kryetari i Grupit të Punës sëbashku me kandidatin për deputet Ardian Turku janë ndalur dhe tek fermerët të cilët lavdëruan programin e qeverisë mbi subvencionimet sepse sot prodhimi i tyre ishte rritur si dhe arrinin të përpunonin 500 ton ullinj vetëm me një biznes familjarë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›