E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencite e klasifikimit te riskut bejne objekt vemendjeje Italine

Shefi i Eurogrupit Zhan Klod Junker shkaktoi ne fundjave ne Itali shume shqetesime me paralajmerimin e tij se kriza greke e borxheve mund te kaloje edhe ne Itali. Shkaku Italia vjen pas Greqise e dyta persa i perket borxheve ne eurozone borxhi eshte 120 perqind ne krahasim me zhvillimin ekonomik. Por megjithate kryeministri Berluskoni e sheh vendin e tij larg rrethanave greke. Te marten pasdite ai tha para senatit italian Ne te gjithe jemi te bindur se borxhe te reja nuk duhet te kete me qeveria nuk do tua kaloje brezave te ardhshem koston e kesaj krize nderkombetare femijet tane nuk do te paguajne per veshtiresite e sotme.

Programi qeveritar te cilin do ta paraqese Berluskoni keto dite ne te dyja dhomat e parlamentit italian synon te demonstroje aftesi veprimi dhe optimizem. Por agjencite amerikane te klasifikimit te riskut impresionohen pak nga kjo. Agjencia Moodys beri te marten objekt te prognozave te saj 21.6. sipermarrjet italiane me pjesemarrje shteterore si edhe provincat komunat dhe rajonet. Te premten e kaluar agjencia e klasifikimit te aftesise per te marre kredi e kercenoi Italine se do tia ulte shkallen e besueshmerise per kreditim. Shkak per kete ishin borxhet e larta te vendit dhe shpresat e pakta per rritje ekonomike. Prej vitesh ekonomia e Italise tregon shenja dobesie dhe kuotat e rritjes ekonomike jane aq te uleta sa thuajse nuk ia vlen ti permendesh. Ish-komisari pergjegjes per Konkurencen ne BE Mario Monti ben pergjegjes direkt per kete qeverine Berluskoni Ishte nje gabim i madh strategjik mosndjekja e programeve te rritjes ekonomike. Kjo tani ndihet edhe ne buxhetin shteteror dhe pengon nje ulje te mundshme taksash.

Pikerisht keto ulje taksash kerkon pa u lodhur partneri ne qeverine e Berluskonit Lega Nord pa u shqetesuar se si do te financohen ato. Mario Monti i cili drejton sot universitetin me emer te Milanos Bocconi e quan jorealiste kete kerkese perballe borxheve shume te larta shteterore Ka shume reforma qe do te kryhen keto muaj dhe ato duhen bere per te perforcuar rritjen ekonomike dhe per ta organizuar ne menyre me solidare Italine por keto nuk jane uljet e taksave.

Autor Hans Spross/Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›