E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje i dobet per te fortet - Ban Ki Moon rizgjidhet sekretar i pergjithshem i OKB-se

Ban Ki Moon nuk u ka krijuar veshtiresi te 192 shteteve anetare te OKB-se. Diplomati i karrieres gjate mandatit te tij te pare u ka dhene te drejte anetareve te perhershem te KS dhe nuk ia ka prishur qejfin askujt. Ai ka qene nje sekretar i pergjithshem pa te meta i cili e ka drejtuar cisternen e rende OKB ne kohe te veshtira edhe ne ndonje stuhi krize.

Ne fatkeqesite natyrore ne Haiti Pakistan apo Myanmar OKB ka qene gjithnje e pranishme me operacionet e ndihmave humanitare. Ajo nuk i ka lene njerezit ne balte dhe bashkepunimi me NGO-te panumerta eshte profesionalizuar. Ban Ki-Moon i ka kuptuar shenjat e kohes dhe me agjencine e OKB-se per grate ka krijuar ne organizaten botere nje shtab pune qe i pergjigjet rritjes se ndikimit te grave edhe ne perpjekjet per nje jete me dinjitoze ne vendet ne zhvillim. Si Sekretar i Pergjithshem Ban ka ngritur zerin kudo ku jane shkelur te drejtat e njeriut dhe ka kerkuar respektimin e tyre. Ne ceshtjen e mbrojtjes se klimes dhe te carmatimit ai i ka hapur rrugen disa iniciativave dhe i ka mbajtur keto tema ne axhenden nderkombetare. Nje bilanc jo i keq per nje mandat te pare ne detyre.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz

Por ne fusha te tjera Banit i ka munguar kembengulja dhe impulset. Ndryshe nga paraardhesi i tij ai nuk ka guxuar te perballet me SHBA. Si per shembull per te tematizuar ne OKB pasojat e globalizimit per te varferit ne kete bote. Ai nuk ka dashur te prishe pune me Kinen dhe Rusine kur ka qene fjala per te denuar qendrimin brutal te qeverise siriane ne Keshillin e Sigurimit. Nje sinjal qe behet edhe me i pakuptueshem ne kuader te nderhyrjes se OKB-se ne Libi.

Edhe ne arritjen e objektivave te mijevjecarit ne vitin 2015 bashkesia e shteteve ka bere pak perparime nen drejtimin e Banit. Shume e pasigurte dhe ngurruese ishte sjellja e tij dhe e agjencise vartese per energjine atomike ne rastin e katastrofes se reaktorit atomik ne Fukushima. Tema e sigurise berthamore ka luajtur nje rol shume te vogel ne nivelin e OKB-se deri tani. Diplomati i karrieres ka deshtuar krejtesisht ne ceshtjen e reformes se OKB-se. E iniciuar nga parardhesi i tij karizmatik Kofi Annan ajo eshte pezulluar krejtesisht gjate mandatit te pare te diplomatit 67 vjecar Ban ki Moon.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban-Ki Moon.

Rizgjedhja e tij si Sekretar i Pergjithshem i OKB-se pa kundershtare dhe pa diskutim ne Asamblene e Pergjithshme nuk sjell deshmi pozitive per procesin demokratik mendimformues brenda OKB-se. Me Ban Ki-Moon fuqite e forta ne Keshilin e Sigurimit zgjodhen edhe nje here nje sekretar te pergjithshem te dobet qe ua ka bere atyre jeten te lehte por qe nuk i ka sjelle shume progres OKB-se.

Autor Daniel Scheschkewitz

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›