E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencite, paketa turistike per te pasur e te varfer

Liberalizimi i vizave me vendet e hapësires shengen ka sjelle dhe nje konfigurim te ri në tregun e udhëtimeve per shqiptarët dhe zgjerim të hartës gjeografike turistike drejt vendeve te Bashkimit Europian. Sipas operatoreve turistike ka nje rritje prej 20 % te kerkeses per te vizituar vendet e rajonit ndersa gama e paketave turistike do te varioje per te gjitha grupmoshat dhe mundesite financiare.

“Agjencitë shqiptare kanë marrë masat që të realizojnë sa më shumë programe për destinacione nga më të ndryshmet. Në vend të parë është Evropa, por ka dhe kompani që ofrojnë udhëtime edhe më të gjata sic mund të jenë Karaibet. Më në fund shqiptarët kanë mundësi të shkojnë edhe pak më larg se Evropa. Do ketë mundësi që të gjitha shtresat të kenë mundësi të udhëtojnë sepse ofertat do të jenë nga më e lira tek më e shtrenjta” thotë Sava Bardhi, operatore turistike.

Sipas te gjitha parashikimeve, ndikim në rritjen e fluksit të shqiptareve drejt tregjeve turistike të vendeve te rajonit, si Greqisë dhe Italisë, sjell dhe prezenca dominuese me lidhjet shume të mëdha familjare me emigracionin shqiptar, resident prej shumë vitesh atje.

“Greqia dhe Italia zënë përqindjen më të lartë të kërkesave që ka pasur dhe për paketa turistike dhe për flukset e biletarisë. Kjo është e logjikshme se për vendet kufitare dhe paketat turistike janë mjaft të lira, por është edhe specifika që ne kemi një emigracion të rritur në këto vende dhe njerëzit i shfrytëzojnë për të takuar dhe kaluar festat e fundvitit sëbashku” thotë  Sadik Malaj, kryetar i Unionit te Operatoreve Turistike.

Krahas levizjes se lire te qytetareve shqiptare, tashme nje faqe e re hapet dhe per agjensite turistike ne vend te cilat do te mund te ofrojne paketa te gjera turistike perfshire ketu dhe udhëtimet me krociera.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›