E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret pa viza, Topi: 15 dhjetori, dite historike

Presidenti Bamir Topi vleresoi se 15 dhjetori eshte nje dite qe do te shenohet me germa te arta. Ndersa zv/kryeministri Meta tha se qarkullimi i lire i shqiptareve ishte nje nga synimet kryesore te Levizjes Socialiste per Integrim, madje dhe nje nga arsyet e pjesemarrjes ne koalicionin qeverises.

"Sot është dita kur shqiptarët kanë hequr më së fundmi atë pengesë fizike por më shumë psikologjike, për të prekur të lirë Europën. Kjo është një ditë e cila patjetër do të memorizohet dhe do të shkruhet me gërma të arta në historinë e një populli i cili e ka kërkuar më shumë se gjithë të tjerët lirinë. Një liri të munguar, të izoluar për shumë vite, për shumë dekada dhe jemi fatlum brezi i ri", deklaroi presidenti Topi.

"Unë dua të shpreh lumturinë time dhe të LSI për arritjen e kësaj dite të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, sepse heqja e vizave ka qenë një premtim dhe angazhim madhor i kësaj levizjeve, ka qenë një nga arsyet pse ajo është krijuar dhe njëkohësisht ka qenë dhe një nga arsyet kryesore dhe të formimit të koalicionit për integrimin", deklaroi Ilir Meta, kreu i LSI.

"Ëndrra për të lëvizur në Europë u bë realitet, sot është momenti për të shprehur mirënjohjen më të sinqertë ndaj gjithë miqve dhe partnerëve tanë europianë, të cilëve u dedikohet në rradhë të parë kjo fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky është një moment të cilin shqiptarët e merritonin prej kohësh, por ky është gjithashtu momenti për të treguar se këtë liri lëvizjeje ne do të dimë ta shfrytëzojmë me rregull, përgjegjshmëri dhe dinjitet", u shpreh Ditmir Bushati.

"Është një cështje për të cilën të gjithë jemi angazhuar dhe kemi punuar për vite të tëra për të plotësuar standardet. Shqiptarët e kanë merituar me punën e tyre dhe sjelljen e tyre këtë liberalizimi të vizave, ajo nuk është dhuratë. Nuk është dhuratë as nga politika shqiptare, dhe nuk është dhuratë as nga BE, po është meritë e vetë shqiptarëve që kanë ditur të respektojnë normat dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret e domosdoshme që janë të nevojshme për të marr këtë liberalizim të vizave", tha Milo, kreu i PDS.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›