E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, tre tragetet e para pa viza

Ne portin e Durresit jane nisur tre tragete pak pas mesnates se djeshme, të cilët kanë pritur kalimin e orës 24 për tju mundësuar udhëtarëve shqiptarë transportimin pa viza drejt vendeve te zones Shengen. Dita e pare e ketij procesi nuk ka shenuar ndonje fluks te larte, nderkohe qe kalimi i orës 24:00 eshte pritur me fishekzjarre ne terminalin e perkohshem te pasagjereve.

Sipas burimeve nga agjecite e udhetimit, prenotimet me te shumta jane bere ne prag te festes se Krishtlindjes dhe Vitit te Ri. Autoriteti Portual i Durresit, dega e doganes dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit kane marre te gjitha masat qe levizjet e qyterave ne hyrje dhe dalje te portit te kryhen pa probleme.

Në këtë port për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve, hyrja dhe dalja e tyre është duke u kryer në dy linja,në njërën është vendkalimi i pasagjerëve që janë pa automjete, ndërsa në tjetrën janë kabinat e ndërthurura për pasagjerët që hyjnë dhe dalin me mjetet e tyre.

 Në të dyja linjat janë instaluar infrastruktura e nevojshme për funksionimin e sistemit TIMS, kontrollet me skaner, kontrollet antidrogë për bagazhet, mjetet etj.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›