E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te ndryshojne ngjyrat e Tiranes

Ngjyrat e zgjedhura nga bashkia e Tiranës për të zbukuruar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me rastin e festave të fundvitit do të ndryshojnë. kryeministri përcolli në mbledhje qeverie shqetësimin e një veterani i cili ishte prekur nga ngjyrat e përzgjedhura që sic tha ai nuk janë të denja për bulevardin kryesor të një kryeqytetit. Ai kërkoi që protokolli i shtetit të ndërhyjë.

"Bulevardi kryesor më thotë një veteran, ka marr ngjyrat e Bigalit, Bigali është lagja e vecantë e Parisit, dhe absolutisht kishte të drejtë veterani. Dekori dhe protokolli i shtetit të ndërhyjë. Nëse është e mundur me kode të ndërohen ato ngjyra, të bëhen ngjyra normale të një bulevardi dinjitoz. Nuk i vë në Elise francezët ato. Le pastaj, ma bën dhe dy muaj pas martese atë, absolutisht absurde", tha Berisha.

Kryeministri u ndal dhe tek hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Ai tha se heqja e vizave nuk ishte një dhuratë ndërsa kritikoi rolin e opozitës gjatë kohës që bëheshin përpjekjet për të realizuar këtë proces.

"Vendosën cadrat para zyrave të kryeministrisë dhe Parlamentit në momentin më kulmor kur merrej vendimi dhe filluan grevën e urisë. Të ashtuquajturën grevën e urisë se absolutisht asnjë ditë të vetme gjithcka në patronazhin e kryeministrit i cili ikte nga zyra në 2 të natës, gjersa bënte dhe kontrollin e fundit Fatmir Xhafa me fenerë. Po e vërtetë. Pastaj largohesha nga zyra. Vinte era, dilte të gjitha ato cka duheshin, picat e ato me rradhë dhe atëherë shkoja i qetë në shtëpinë time", tha ai.

Kryeministri bëri të njohur se qytetarja e parë që kishte kaluar kufirin mbrëmë në mesnatë, ishte një zonjë 70-vjecare e cila po shkonte për vizitë tek djali i saj në Greqi.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›