E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencitë turistike rrisin çmimet me 20% për paketat turistike në Turqi

Tiranë, 19 Qershor 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia Kriza ekonomike botërore mund të konsiderohet e kaluar, ndaj mos prisni që ky sezon veror të ketë oferta turistike. Përkundrazi. Çmimet drejt destinacionit kryesor Turqi janë rritur deri në 20 % nga një vit më parë.

Besnik Vathi, përfaqësues i një prej agjencive turistike në vend, thotë se këtij viti çmimet janë në normalitetin e tyre. Sipas tij, kjo do të thotë se nëse një vit më parë pati oferta turistike për shkak të krizës, këtij viti çmimet janë rikthyer si në vitin 2008, pra deri në 20 për qind më të larta se në vitin 2009.

Bëhet fjalë për destinacionin kryesor Antalia. Por çmimet janë rritur edhe në qytete të tjera turistike turke si Kemer, Alania, Bodrum, etj.

Ndërkohë shumë njerëz pohojnë se çmimet e rritura vijnë dhe nga spekulimet e disa agjencive.

Artani ka shkuar tre herë në Turqi, por thotë se këtë vit çmimet janë rritur të paktën 20 për qind. Për më tepër, shton ai, pak agjenci kanë paketa direkte turistike, pasi më shumë luajnë rolin e sekserit duke marrë normën e tyre të fitimit, me pasojë shtrenjtimin e çmimit për klientët që nuk dijnë shumë nga këto hile.

Ndërkaq duket se do të jetë e vështirë për tu përsëritur praktika e një viti më parë, kur Spanja ofrohej me çarter direkt nga agjencitë turistike.

Nuk ka operatorë që të ofrojnë Spanjën me linjë direkte. Ky fakt u eksplorua një vit më parë por nuk pati numër të lartë pushuesish- thotë Vathi.

E nëse mendoni se vendi fqinjë Greqia është në krizë ekonomike dhe ky fakt ka bërë që çmimet e hoteleve të ulen, gaboheni. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike, Greqia edhe pse ka bërë disa oferta verore, sërish mbetet e shtrenjtë për standardin e shqiptarëve. Vendet e rajonit, si FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), Mali i Zi apo Kroacia mbeten alternativat me çmime relativisht të larta turistike, për shkak të një numri konstant të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë, kryesisht rusë, francezë, gjermanë, etj. Por ajo që po shikohet si një tendencë e shqiptarëve është dëshira për të pushuar me kroçera.

Numri i pushuesve që kalojnë pushimet me kroçera po njeh rritje nga viti në vit. Çmimet e këtij shërbimi fillojnë nga 110 dollarë për katër net në vendet skandinave, - vijon më tej Vathi.

r.l/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") daku - Si te gjitha |19/06/2010 21:17:31 Po patjeter qe do te rriteshin ka vajtur euro 140 dollari 110 cfare mund te
pritet tjeter, apo prisni qe te ulin agjensite cmimet kur cdo gje eshte rritur
me rreth 50% per pese vitet e fundit dhe Qeveria thote do te rrisim pagat
pensionet edhe dritat edhe ujin edhe taksat per makinat edhe akcizen ishalla na
gjejne na i menyre me na rrit indiferencen ndaj tyre. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/25068-agjencite-turistike-rrisin-cmimet-me-20-per-paketat-turistike-ne-turqi';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›