Abuzimet me tenderat publikë, 162 kompani ankohen tek Avokati i Prokurimeve
Avokati i Prokurimeve Publike ka verifikuar 162 ankesa për shkelje në tenderat elektronikë. Ankesat janë regjistruar gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ku janë konstatuar një sërë shkeljesh. Burime nga Avokati i Prokurimeve bëjnë të ditur se pas verifikimit të gjithë ankesat janë vërejtur shkelje të
rënda procedurale për të cilat janë dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Ankesat kanë ardhur nga pjesëmarrës në tendera të cilëve ju janë shkelur kushtet e barazisë, por në disa raste Avokati i prokurimeve ka kryer inspektime kryesisht duke verifikuar çdo detaj të tenderit ku ka pasur dyshime për abuzime. Ndërkohë që një vit më parë rreth 497 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve. Përgjigja e specialistit të Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit. Mësohet se Avokati i Prokurimeve ka kryer inspektime edhe në tendera ku nuk ka pasur denoncim për shkelje por ka mësuar në rrugë të tjera për dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas statistikave në faqen zyrtare të Avokatit të Prokurimeve mësohet se gjatë vitit 2010 janë verifikuar procedurat në 162 tendera. Ndërsa në vitin 2009 inspektorët e avokatit kanë ndjekur 455 raste. Bëhet fjalë për tendera publikë, ku pjesën më të madhe e zënë rastet e ndërtimit të rrugëve.
Verifikimet
Burime nga Avokati i Prokurime Publike bëjnë të ditur se fluksi më i madh çështjeve për verifikim ka mbërritur gjatë muajit prill, ku numri i ankesave arrin në 49. Sipas statistikave, në janar të këtij viti janë regjistruar dhe kanë marrë përgjigje 18 ankesa. Ndërsa në muajin shkurt janë regjistruar 24 ankesa. Në faqen e Avokatit të Prokurimeve Publike bien në sy ankesat e firmave pjesëmarrëse në tenderat e ndërtimit apo rikonstruktimit të rrugëve. Por edhe në tenderat për ndërtimin e HEC-ve apo ujësjellësve palët në proces tenderimi kanë ngritur pretendime menjëherë për shpalljes së firmës fituese. Firmat e që janë ankuar kanë marrë përgjigje nga inspektorët ku pasqyrohet ose mënyra e zhvillimit të tenderit ose rekomandime për zgjidhjen e çështjes.
Ligji për prokurimet
Ligji për prokurimet publike nuk lë hapësira për të favorizuar operatorë ekonomik të caktuar, në mënyrë klienteliste. Në mënyrë të veçantë, ai theksoi se Shqipëria është vendi i dytë në botë me 100% prokurime publike on-line ndërsa vuri në dukje se ky sistem ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit si dhe thellimin e luftës kundër këtij fenomeni. Pasi u njohën me raportin vjetor të APP, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë duke vlerësuar punën e këtij institucionit theksuan se janë bërë hapa cilësor përsa i përket përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Më tej theksuan rëndësinë që ka rritja e cilësisë së ofertave në bazë të projekteve. Ata e cilësuan institucionin e Avokatit të Prokurimeve Publike si një institucion që ka rritur besimin tek operatorët ekonomikë dhe është një progres i rëndësishëm për sistemin ekonomik në vend duke rritur dukshëm konkurrencën. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë vlerësuan edhe kontributin e këtij institucioni për rekomandimet e dhëna lidhur me përmirësimin e bazës ligjore. Në mbledhjen e radhës së këtij Komisioni, anëtarët do të prezantojnë një projektrezolutë përmes së cilës do të japin vlerësimet për veprimtarinë e punës së institucionit të APP si dhe do të japin rekomandimet për vitin 2010.
Viti 2010
Janar 18 ankesa
Shkurt 42 ankesa
Mars 21 ankesa
Prill 49 ankesa
Maj 40 ankesa
Tenderimet në Shqipëri me probleme korruptive, anulohen 143 tendera
Në tenderat publike janë konstatuar shkelje të hapura të procedurave. Vendosja e kritereve të tenderëve bëhet në kundërshtim me ligjin, ka pabarazi ligjore për trajtimin e oferta dhe ofruesit jo fitues nuk njihen me dokumentacionet dhe shifrat e tjera të ofruara në konkurrim pas shpalljes së fituesit. Në raportin zyrtar është pasqyruar se në 143 raste është dhënë rekomandimi për anulim e procedurave nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo mangësi në procedurat e prokurimit Këto janë pikat kryesore ku ka konstatuar shkelje Avokati i Prokurimeve në tenderat e hetuar gjatë vitit 2009. Avokati i Prokurimeve Publike ka propozuar anulimin 143 tenderëve, pas zbulimit të shkeljeve në dokumentacione dhe procedura. Shkeljet janë konstatuar gjatë vitit 2009 dhe janë pasqyruar në analizën vjetore të Avokatit të Prokurimeve Publike të dorëzuar dje në Kuvend. Sipas draftit mësohet se AVP ka verifikuar procedurat e prokurimit në 626 raste pas administrim të ankesave nga operatorët ekonomik. Ndërkohë që nën hetimi administrativ kanë kaluar 274 ankesa të paraqitura pranë Avokatit të Prokurimeve Publike.
626 tendera me prokurim publik, nën hetim
Rreth 626 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve përgjigja e specialistit të Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit. Mësohet se Avokati i prokurimeve ka kryer inspektime edhe në tendera ku nuk ka pasur denoncim për shkelje por ka mësuar në rrugë të tjera për dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas statistikave në faqen zyrtare të avokatit të prokurimeve mësohet se gjatë vitit 2010 janë verifikuar procedurat ne 42 tendera. Ndërsa në vitin 2009 inspektorët e avokatit kanë ndjekur 455 raste. Bëhet fjalë për tendera publikë, ku pjesën me të madhe e zënë rastet e ndërtimit të rrugëve. Burime nga Avokati i Prokurime Publike bëjnë të ditur se fluksi më i madh çështjeve për verifikim shënohet në tremujorin e dytë të vitit, pasi është pikërisht kjo periudhë ky kryhen me shumë tendera.
Ornela Manjani