Ulet çmimi i naftës në tregun vendas
duket se nuk kanë pësuar ndryshime çmimet e benzinës. Benzina vazhdon të tregtohet me çmime që nisin nga 145 lekë për litër, pa ndonjë ndryshim me javën e kaluar. Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës muajt e fundit po karakterizohet nga një luhatshmëri e lartë. Në fund të kësaj jave, nafta bruto kuotohej në bursa pranë vlerës 77 USD për fuçi, nga pak më shumë se 73 USD për fuçi që ishte një javë më parë. Prodhimi industrial në SHBA u rrit më shpejt nga parashikimi për majin, ndërsa shitja e shtëpive ra më tepër nga sa pritej. Dhe kërkesa në shkallë vendi për distilate, përfshi naftën për ngrohje dhe atë dizel, kërcyen lart në 4 javët e fundit, teksa depozitat e naftës bruto shënuan një rritje surprizë javën e kaluar. Rikthimi i shqetësimit për borxhin e Spanjës dhe sistemin bankar e ulën euron nga maja 2-javore që preku të mërkurën ndaj dollarit. Ky i fundit i shtoi fitimet të enjten, duke u rritur 0,3 përqind ndaj shportës së valutave të tregtisë. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 58 centë në 77,09 dollarë për fuçi. Të mërkurën ajo preku majën prej 78,13 dollarësh, çmimi më i lartë ndërditor që prej 10 majit. Nafta Brent e Londrës ra 28 centë dhe u shit me 77,86 dollarë për fuçi.
Obama: Rritja ekonomike, prioritet
Presidenti amerikan Barack Obama udhëtoi për në Columbia, Ohajo në ditën e premte për të marrë pjesë në një projekt lokal të infrastrukturës rrugore. Bëhet fjalë për projektin numër 10 mijë që financohet nga paratë e paketës së stimulit të ekonomisë 787 miliardë dollarë të miratuar në vitin 2009. Presidenti udhëtoi për në perëndimin e mesëm të Amerikës që konsiderohet edhe pjesa më e prekur nga recensioni. Pritet që Obama këtë verë ta vendosë fokusin në ri-ngritjen e ekonomisë dhe për presimin e kongresit në përfundimin e reformës më të madhe financiare në shtetet e bashkuara që nga Depresioni i Mdhe i viteve 30 të shekullit të kaluar. obama ka si pjesë të programit edhe reformën në sektorin energjetik por rrjedha e madhe e naftës në gjirin e Meksikës i ka kushtuar shumë shtrenjtë në kreditet publike. Në muajin nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për në kongres dhe sondazhet kanë treguar se mbështetja e publikut për Obamën lëkundet rreth 50% pavarësisht se kohët e fundit ai ka reaguar ngadalë në reagimin si udhëheqës në krizën ekologjike të gjirit të Meksikës.