Agjentet iraniane panifikuan komplot terrorist ne SHBA

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë shkatërruar një komplot të rëndë terrorist, ku agjentë të lidhur me Iranin kërkonin të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington. Dy burrat me origjinë nga Irani, njëri prej të cilëve amerikan i natyralizuar, janë vënë nën akuzë për konspiracion, njoftoi Kryeprokurori amerikan, Erik Holder.
Ai sqaroi se komploti ishte kurdisur në Iran, nga forcat Kuds të cilat janë pjesë e Trupave të Gardës Revolucionare të këtij vendit. Irani ndodhet në listën e Departamentit të Shtetit për sponsorim shtetëror të terrorit që nga viti 1984. Të dhënat flasin se dy personat e përfshirë në këtë komplot janë Manssor Arbabsiar, 56-vjeçar, me shtetësi amerikane dhe Gholam Shakuri, me vendbanim në Iran dhe që thuhet se është anëtar i forcave Kuds.
Siç sqaroi kryeprokurori amerikan, Erik Holder, i pari është arrestuar në muajin shtator, ndërsa Shakuri ndodhet në Iran. I arrestuari Arbabsiar, i cili pritet të dalë përpara gjykatës në Nju Jork, përballet me një dënim me burgim të përjetshëm nëse dënohet për të gjitha akuzat që janë ngritur kundër tij. Departamenti i Drejtësisë tha se dënimi i përjetshëm është një mundësi, pasi bëhet fjalë për akuza të rënda.
Juli Prifti