E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Dialogu për çështje teknike

Në konferencën e mbajtur për mediat pas takimit me ndërmjetësin e Bashkimit Europian Robert Cooper, për dialogun Serbi- Kosovë, kryenoegociatorja kosovare Edita Tahiri tha se në takim u bisedua për përgatitjen e raundit të ardhshëm të dialogut teknik.
Sipas saj dialogu duhet të vazhdoj për çështjet që kanë mbetur pa u trajtuar në raundin e kaluar, i cili dështoi sipas Tahirt me fajin e palës serbe, e cila insistoj që tema politike të shtrohen në këtë dialog.
"Për raundin e ardhshëm do të diskutohen katër tema, tema e parë dhe më e rëndësishmja për neve është çështja e implementimit të atyre pesë marrëveshjeve të arritura, ku njëra prej tyre tashmë po implementohet, që është për tregtinë e lirë dhe vulat doganore, dhe po implementohet nga të dyja palët", tha Tahiri.
Ndër të tjera kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri nënvizoi se Cooper vlerësoi Kosovën për rolin pozitiv që ka luajtur në këtë dialog.
"Ky dialog për ne ka linjat e kuqe, sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës, për të cilat nuk flasim me Serbinë as tash e asnjëherë. Me fjalë tjera, mendoj se dialogu ka perspektivë, kjo më shumë do të varet nga BE se sa shumë do të jetë e vendosur që ta detyrojë palën serbe për të bashkëpunuar, dhe nga biseda e sotme unë mund të them se BE-ja ka vizion, dhe është e gatshme që ky dialog të jap rezultate", u shpreh kryenegociatorja e palës kosovare njëherësh Zëvendës Kryeministre e vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›