E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, Frattini: Të vazhdojë dialogu


Shefi i diplomacisë italiane Franco Frattini tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin dialogun që të bëjnë një histori suksesi. Duke folur për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, pas dhunës në veri të Kosovës, Frattini tha se Italia inkurajon të dyja palët që t’i “rikthehen dialogut dhe me përkushtim të punojnë që të qetësohet situata në veri të Kosovës, e cila sipas tij, nuk është e dobishme për asnjë”. Sipas Frattinit, për Italinë njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë që të bëhet anëtar i BE-së, duke shtuar se në BE janë pesë shtete të cilat deri më tash nuk e kanë njohur Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›