Kosove qeveria miraton Kodin e ri Penal
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Kodin e ri Penal, në të cilin është përfshirë dënimi me burg të përjetshëm. Deri më tani me kodin aktual dënimi maksimal ishte 40 vjet burg. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky projekt kod është një prej ligjeve bazike të Republikës së Kosovës, i cili ka të bëjë tërësisht me funksionimin e sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë, por njëkohësisht edhe me respektimin e lirive dhe të drejtave të secilit qytetar në Kosovë. Sipas tij, masa e re paraqet një kujdes më të lartë për rrezikshmërinë që mund të ndodhë kundër qytetarëve dhe rendit kushtetues në Kosovë.