Agjenti afirmon kapjen e UFO-ve
Publikimi i disa dokumenteve deri tani sekrete të FBI-së, në adresën The Vault, të botuara dje nga gazeta Salt Lake Tribune, tregojnë mbi kapjen e dy UFO-ve, një në Utah dhe një në Nju-Meksiko (incidenti i Rosswell). Mbi këtë të fundit, në raportin e FBI-së të nënshkruar nga agjenti Gai Hotël më 22 mars 1950, citohet një burim i aviacionit militar amerikan ku afirmohen se tre disqe fluturues, secili me diametër rreth 16 metra me një pjesë më të ngritur në qendër, janë gjetur në Nju-Meksiko. Çdo disk kishte tre trupa në forma humanoide të gjatë gati një metër, të veshur me material metalik të përshtatur shumë ngjeshur pas trupit. Çdo trup ishte i lidhur me një lloj fashe të ngjashme me ato në tutat kundër gravitetit të përdorur nga pilotët kolaudatorë, thuhet në raport. Sipas raportit, disqet mund të jenë rrëzuar për shkak të interferencave elektronike të provokuara nga radarët ushtarakë të fuqisë së madhe në zonën e gjetjes së tyre. Për ngjarjen tjetër në Utah, dokumentet e 4 prillit 1949 dëshmojnë se shumë njerëz kishin parë një UFO që më pas kishte shpërthyer.