E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania dhe Holanda hedhin në gjyq Islandën

Qeveritë në Britaninë e Madhe dhe Holandë po përgatiten për të ndërmarrë aksionet ligjore kundër Islandës, për të rimarrë 4 miliardë euro të humbura kur sistemi bankar i këtij vendi falimentoi. Plani për ta çuar çështjen në Gjykatë pasoi rezultatin e një referendumi në Islandë, i cili e refuzoi kthimin e parave. Qeveria britanike ka shprehur zhgënjimin për votimin jo, ndërsa Ministria holandeze e Financave tha se koha për negociata kishte përfunduar. Ministri islandez i Financave, Steingrimur Sigfuson, tha se zgjidhja e kësaj çështjeje në gjykatë do të merrte më shumë se një vit kohë. Britania dhe Holanda thonë se ata duhet ti marrin paratë e tyre pas rrënimit të bankës islandeze të kursimeve, Icesave. Depozituesit britanikë dhe holandezë i kanë marrë paratë nga qeveritë e tyre, të cilat tani i kërkojnë nga Islanda. Në referendum, 59.1 për qind e votuesve ishin kundër dhe 40.9 për qind në favor të kthimit të parave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›