E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti i Etos turne në Europë për të gjetur skuadër

Samuel eto dëshiron të largohet menjëherë nga Anzhi, por deri tani ai ka marr një seri refuzimesh nga klubi për të mos ta lejuar për tu larguar. Agjenti i sulmuesit kamerunas, Vigorelli është duke bërë një xhiro në disa klube evropiane për të parë mundësinë e një transferimi. Midis ekipeve të interesuara për të janë edhe Roma dhe Napoli, por mbi të gjitha është Monako që me fuqinë e saj financiare mund të jetë edhe kandidati kryesorë.

Ideja kryesore e Etos është që të kthehet edhe njëherë në Serinë A por problem është paga e tij e lartë e papërballueshme nga një pjesë e mirë e klubeve të mëdha në Itali. Zgjedhja e parë padyshim që është Interi por Moratti nuk është më i gatshëm ta afrojë në skuadër. Napoli nga ana tjetër nuk mendon të bëjë një tjetër blerje të madhe pas afrimit të Gonzalo Higuain. Roma është e interesuar për kamerunasin por fillimisht duhet të shes dy sulmuesit Borrielo dhe Osvaldo dhe duket se nuk është një mision shumë i lehtë.

Në këtë gjendje vetëm Monako ka potencialin e duhur për të nënshkruar një kontratë me Eto, ndërsa Jose Murinjo duket se po braktiset nga ideja për ta stërvitur edhe njëherë. Kalimi i Runit te Chelsea mund të bënte edhe një hapjen e një piste të re atë të United. Gjithsesi deri në fund të merkatos çështja Eto do të ngelet një telenovel me shumë seri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›