elsi ofron 35 milione paund per Uejn Runin
Pritet zyrtarizimi, por Uejn Runi është shumë pranë tranferimit te Çelsi.
Janë të sigurta mediat britanike. Sipas tyre sulmuesi ka ndërprerë çdo raport me Mançester Junajtid dhe pret vetëm që palët të mbyllin marrëveshjen.
Uejn Runi kërkohej me ngulm nga Zhoze Murinjo, ndërsa vetë futbollisti pak ditë më parë kërkojë që klubi i Junajtid ta shësë.
Deri tani problem kanë qenë detajet financiare. Mançester hodhi poshtë ofertën e parë të Çelsit me 30 milionë paund, por klubi londinez është gati të rrisë këtë shumë deri në 35 milionë paund.
Me kaq mund të bindet Mançester Junajtid, aq më tepër që trajneri David Mojes e kosideron Uejn Runin si rezervë.
Të gjitha këto e bëjnë transferimin e sulmuesit anglez të kryer, ndërsa sipas mediave britanike zyrtarizimi mund të vijë brenda kësaj jave.
Jo vetëm Uejn Runi, pasi Çelsi pritet të bëjë një tjetër goditje në merkato. Ai është Samuel Eto. I përkëdheluri i Murinjos në kohën e Interit, sulmuesi kamerunas ka bërë të ditur se preferon të luajë sërish për trajnerin portugez. Eto do të largohet nga skuadra e kampionatit rus Anzhi, pasi kjo e fundit vendosi të ulë buxhetin për pagat e futbollistëve.
I prekuri i parë është sulmuesi pasi ai fiton 20 milionë euro në sezon.