Shqipëria-Armeni, prova gjenerale para Sllovenisë
Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sonte një ndeshje miqësore në orën 20:45 ndaj Armenisë. Ky do të jetë edhe testi i fundit miqësor përpara ndeshjes së Sllovenisë në Shtator. Skuadra e De Biazit dje ka zhvilluar stërvitje me dyer të mbyllura ku tekniku Italian ka bërë testimet e fundit për ndeshjen anti-Armeni.
De Biazi duket se ka zgjedhur të luaj me formacionin 4-4-1-1 ku në portë pritet të jetë gjigandi i Kalmarit, Etrit Berisha. Më pas në mbrojtje do të luaj Dallku, Cana,teli dhe Agolli. Në mesin e fushës Abrashi për herë të parë do ta nisë nga minuta e parë ndërsa pranë tij do ët jenë edhe Andi Lila, Basha dhe Valdet Rama. Në vijën e parë të sulmit do të jetë sulmuesi I Frankfurtit Edmond Kapllani që do të mbështetet nga Gashi. Bien ë sy mungesa e sulmuesve por duket se tekniku Italian ka vendosur të testoj më shumë skuadrën për formën e tyre fizike dhe për aftësit e të rinjve.
Në këtë takim katër lojtarë do të jenë debutues për herë të parë ku dy futbollistët më të spikatur janë Shkëlzen Gashi dhe Emir Lenjani dy talente që do të vihen në provë përballë De Biazit. Takimi i mbërmjes do ët gjykohet nga Stanislav Todorov nga Bullgaria.
Por kjo sfidë mund të jetë edhe një shans për De Biazin për të nënshkruar në kontrat të re më Kombëtare tonë. Presidenti I FSHF Armando Duka ka ndjekur edhe stërvitjet e fundit të kombëtares dhe duket se është I gatshëm ti ofrojë një kontratë dy vjecare trajnerit Italian. Shqipëri është ndeshur dy herë me Armeninë në kualifikimet e botërorit të vitit 1998 ku ka barazuar në Shqipëri 1-1, ku goli për kombëtaren tonë u shënua nga Ferholli, ndërsa në Armeni kuqezinjtë u mundën thellë 3-0.
Takimi që do të zhvillohet në “Qemal Stafa” duket se nuk ka entuziazimin e ndeshjeve të tjera miqësore kjo lidhur edhe me vapën e madhe,ku nje pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë me pushime ndërsa një faktor tjetër është edhe kundërshtari I cili nuk është I një niveli të lart. Në stadium pritet të ketë pak tifozë. Ndërkohë kompanitë e basteve e shikojnë favorit skuadrën e De Biazit ku fitorja kuotohet me koeficentin 2.3 , barazimi 3.15 ndërsa humbja kuotohet me koeficentin 3.
Sfida e sotme është një provë e të rinjve të cilët me një paraqitje të mirë mund të fitojnë edhe një post titullari ndaj Sllovenisë.