E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti i Gallas: Nuk leviz nga Arsenali

Pavaresisht interesimit te PSG, Juventusit por edhe Milanit, perfaqesuesi i 31 vjecarit eshte shprehur se klienti i tij do qendroje tek “topcinjte”.

Ne shtepine e Arsenalit nuk ka asnje ceshtje Gallas. Te pakten kjo eshte ajo cfare konfirmon agjenti i lojtarit pas zerave per nje largim te mundshem te tij ne muajin janar dhe kritikave te francezit ne drejtim te shokeve te skuadres.

Pavaresisht interesimit te PSG, Juventusit por edhe Milanit, perfaqesuesi i 31 vjecarit eshte shprehur se klienti i tij do qendroje tek “topcinjte”. “William nuk ka folur mire dhe mediat angleze kane perfituar. Mezi po prisnin ta sulmonin pas asaj qe ndodhi ne Birmingham dhe tani kerkojne qe te largohet, por gabojne rende. William pranoi kritikat dhe nuk ka me probleme me klubin e trajnerin”, theksoi agjenti, duke u mbyllur rrugen klubeve te interesua per te.

Nderkohe, nje tjeter detaj qe te ben te mendosh per ftohjen e marredhenieve mes paleve eshte momenti kur ne fitoren e djeshme 1-0 ndaj Dinamos se Kievit te gjithe festonin, me perjashtim te Gallas, i cili u fut menjehere ne dhomat e zhveshjes.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›