Torres, dashuri te perjetshme me Liverpool

Biondi spanjoll i Liverpool, Fernando Torres i ka deklaruar besnikeri te perjetshme skuadres se Rafa Benitez, duke hedhur poshte zerat per nje largim te mundshem.
“Nuk eshte e lehte te pershtatesh ketu por kur mesohesh, atehere mendon se nuk ka vend me te mire se ky”, theksoi bomberi iberik, per te cilin mendohet nje rikthim tek Atletico Madrid, skuadra ku lindi dhe u rrit si lojtar.
“Kur Rafa me mori ne telefon, mendoja se behej fjale per nje shaka, prandaj telefonova Pepe Reina-n per te konfirmuar numrin. Kur e mora vesh qe ishte vertete ai, nuk u mendova gjate pasi ishte nje telefonate qe e prisja prej kohesh”, pohoi Torres.
Spanjolli ka mberritur ne Angli para rreth 3 vitesh dhe ai eshte pershtatur me se miri me “The Reds”, duke marre “titullin” e sulmuesit kryesor te skuadres.