E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecclestone: Ne 2009, medalje ne vend te pikeve

Bernie Ecclestone shpreh besim, se propozimi i tij per te shpallur kampionin e botes ne Formula 1 duke u bazuar te medaljet e arta ne vend te pikeve te grumbulluara gjate sezonit, do te aprovohet ne kongresi i FIA-s, muajin e ardhshem.

Sipas propozimit te Ecclestone, ne fund te cdo gare tre pilotet e kreut do te marrin medalje sipas modelit olimpik dhe ne fund te sezonit, kampion do te shpallet ai qe ka fituar me shume medalje te arta.

Ecclestone deklaroi sot, se e kishte ndermarre kete levizje pas fitores se kampionatit te fundit nga Hamilton, i cili u shpall kampion pasi e mbylli garen e fundit ne vendin e peste.

Sipas sistemit te propozuar nga Ecclestone, Massa do te ishte kampioni i botes, pasi fitoi 6 gara gjate sezonit, nje me shume se Hamilton.

"Do te ndodhe - eshte shprehur bosi i F1 - Te gjitha skuadrat jane te lumtura. Arsyeja pse e dua kete gje, eshte sepse jam lodhur nga njerezit qe ankohen se nuk ka parakalime. Thjesht, s'mund te fitosh nje kampionat pa u munduar te fitosh garen".

Sipas sistemit te propozuar nga Ecclestone, Massa do te ishte kampioni i botes, pasi fitoi 6 gara gjate sezonit, nje me shume se Hamilton.

I pyetur nese i dukej i padrejte fakti qe sipas ketij sistemi, dikush mund te dilte i dyti ne cdo gare te sezonit dhe mund te humbiste titullin ndaj dikujt qe me fat fiton vetem nje gare dhe nuk arrin te perfundoje asnje tjeter, Ecclestone u pergjigj: "Duhet te mundohet me shume sezonin tjeter".

Nese ky sistem vleresimi do te aplikohej ne te shkuaren, fituesi i kampionatit do te ishte i ndryshem ne plot 12 raste. Humbesi me i madh do te ishte Nelson Piquet, qe s'do te kishte fituar asnje prej tre titujve te tij, ndersa Nigel Mansell dhe Jim Clark do te kishin fituar nga dy kampionate me shume secili.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›