E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botin: Alonso tek Ferrari ne vitin 2010

Sipas presidentit te bankes Santander qe ne te ardhmen do jete sponsor i Ferrari-t, ne vitin 2010 Alonso do te pilotoje kokekuqen nga Maranello.

Fernando Alonso do jete pilot i Ferrarit ne vitin 2010. Lajmi konfirmohet nga Emilio Botin, presidenti i Bankes Santander qe se shpejti do behet sponsor i skuadres nga Maranello.

“Ne vitin 2010 Fernando Alonso do te garoje me Ferrari-n“, eshte shprehur Botin per te perditshmen Spanjolle “AS”, duke shtuar, “Ai eshte nje pilot i shkelqyer dhe na pelqen te punojme me te”. Botin nuk e ka fshehur asnjehere admirimin per dy here kampionin e botes ne Formula 1.

Sipas tij, Alonso ka treguar se eshte piloti me i mire ne bote edhe kur gjerat nuk i kane shkuar ashtu sic mendonte ai. “Ferrari dhe Santander kerkojne te kene ne dispozicion pilotet me te mire. Do bejme te pamunduren te marrim Alonson edhe pse jo gjithcka varet vetem nga ne”, ka vijuar Botin.

Alonso edhe per vitin 2009 do te garoje me Renault, ndersa me pas asturiani do pergatitet per kalimin e tij te kokekuqja italiane ku pritet te zevendesoje finlandezin Kimi Raikkonen.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›