Agjenti i SHIK-ut, dëshmon para EULEX-it
Naim Miftari është i dyti dëshmitar që deklaron se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut në Kosovë. Kjo deklaratë është bërë para zyrtarëve të EULEX ndërkohë që ish- zyrtarë të lartë të SHIK-ut mohojnë që Naim Miftari të ketë punuar për këtë institucion në Kosovë.
Miftari gjatë dëshmisë së tij ka folur për marrjen në pyetje të Nexhmedin Ajetit, ish-punëtor i sigurimit shtetëror serb. Ai ka rrëfyer se gjatë marrjes në pyetje të Ajetit ai kishte përmendur emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.