E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel në Kinë, kërkon hapësira për biznesmenët gjerman

Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.

Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua në këtë udhëtim të investojnë në Kinë. Ne jemi të hapur për sipërmarrjet kineze që të investojnë në gjithë BE-në dhe po ashtu në Gjermani, theksoi Merkel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›