E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën 55 vjeçari

ELBASAN- Renia aksidentale nga nje pallat ne ndertim i ka kushtuar jeten nje 55 vjecari. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem, ne lagjen “5 Maji” ne Elbasan.

Sipas te dhenave te para mesohet se shtetasi N. Cakalli eshte rrezuar aksidentalisht nga skela, nderkohe qe ishte duke punuar ne pallatin ne ndertim.

Goditjet e marra nga renia nga lartesia kane bere qe punetori te gjeje vdekjen e menjehershme. Ndihma per te ka qene e kote. Ne vend kane mberritur forca te policise, qe kane nisur hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe kqyrjen e kushteve te sigurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›