Agjenti saudit e ndihmoi zbulimin e komplotit kundër SHBA-së

E përditshmja New York Times raportoi se një agjent i dyfishtë i Arabisë Saudite, i infiltruar në rrjetin Al-Qaida në Jemen, ka ndihmuar në zbulimin e komplotit për për të hedhur në ajër një aeroplan amerikan.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të jashtëm, thonë se agjenti saudit, në mënyrë vullnetare ishte paraqitur si sulmues vetëvrasës me bombë, por më vonë i kishte dhënë bombën dhe informacionet e tjera për Al-Qaidën në Jemen agjencive amerikane dhe saudite të inteligjencës.
Zyrtarët amerikanë thonë se informacionet i kanë mundësuar agjencisë CIA, që të sulmoj me një aeroplan pa ekuipazh, nga i cili sulm u vra Fahd Muhamad Ahmed al-Quso, drejtor i operacioneve të jashtme për Al-Qaidën në Gadishullin Arabisë dhe i dyshuar për sulmin me bomba në anijen amerikane USS Cole në Jemen në vitin 2000.
Një lider fisnor në Jemen ka thënë se Quso ishte vrarë, kur dy raketa e kishin goditur shtëpinë e tij të shtunën, në Rafadh të provincës Shabva.