A po rrezikojnë salafistët Gjermaninë?

Salafizmi është një term që sot përdoret sa herë është fjala për gjithçka që duket e rrezikshme në skenën islamike. Po ç'përbëjnë salafistët?
Sipas Punonjësit të Entiti për Mbrojtjen Kushtetuese, Dr. Herbert Muller, "Salafistët janë njerëz që mendojnë se duhet të jetojnë si paraardhësit, të ashtuquajturit "salaf", që ishin besimtarë të devotshëm. Ata duan të ndjekin edhe tre breza më pas këtë shembull nga koha e Profetit”.
Në rast se shohim të gjithë zonën përreth Al-Qaidës, mund të themi, se salafismi është në fund të fundit bërthama e asaj që ne e quajmë sot terrorizmin islamik. Por ka edhe mbivendosje. Nuk duhet të harrojmë, se kemi ideologun egjiptian të Xhihadit Sajid Kutbi dhe rrymat brenda vëllazërisë myslimane përreth vahabistëve, që është fe zyrtare në Arabinë Saudite. Pra mund të supozojmë se këtu kemi të bëjmë me një lëvizje pak më të vjetër, në të cilën islami politik përzihet me një tendencë militante”, tha Muller.