Policia turke arreston 100 ekstremistë të majtë

Policia turke në një operacion, të kryer njëkohësisht në dhjetë qarqe, arrestoi njëqind persona, të dyshuar për anëtarësim në organizatën ndaluar majtiste, "Partia revolucionare dhe fronti për çlirim popullor" - (DHKP-S), kumtoi kanali televiziv CNN-Turk.
Aksioni është kryer gjatë natës së kaluar në qarqet Stamboll, Ankara, Adana, Koxhali, Mersin, Konja, Sakaria, Eskishehir, Kutahia dhe Tunxheli.
Në Stamboll janë arrestuar dhjetë persona.
DHKP-S është shpallur organizatë terroriste nga ana e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Ajo e ndërmori përgjegjësinë për disa vrasje dhe sulme me bombë në Turqi gjatë viteve të shtatëdhjeta.