E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agnesa, mikesha e mire e Simone

Te dy bene per vete audiencen gjate edicionit te dyte te "Dancing With the Stars Albania". Cifti i kercimtareve Simone dhe Agnesa Vuthaj, pervec faktit qe kercenin bukur dhe bene per vete publikun, i rriten asetet vetes se tyre kur nen ze u fol per nje flirt mes te dyve. Kjo e beri edhe me interesant periudhen e konkurrimit te tyre, ndersa sot duket se gjithcka eshte kthyer ne nje miqesi te mire mes te dyve. Themi kete, pasi Agnesa Vuthaj, ish-"Miss Albania" ka mberritur nga Prishtina per te mbeshtetur mikun e saj Simone ne kete iniciative te re te tij, sic eshte lancimi i kenges se pare te tij ne shqip. Nje befasi per te gjithe kjo e balerinit italian Simone, qe duket se eshte joshur edhe nga skena e muzikes. Me kete rast, ai organizoi nje feste pak dite me pare, ne te cilen merrnin pjese disa nga miqte e tij shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›