E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koni, koncert shqip ne Rome, merr kritika pozitive

"Historia ime" eshte koncerti qe do te interpretohet nga pianistja Marsida Koni ne Teatrin "Sacro Cuori" ne Rome. Koncerti i pare i plote me programin e ketij disku do te shfaqet ne daten 25 nentor, ne edicionin e trete te "Rassegna Pianistica Eufonia", nen drejtimin artistik te Claudio Cavallaro dhe Andrea Tagliaferri. Koncerti "Historia ime" permban pjese te kompozitoreve Tonin Harapi, Albert Paparisto, Limos Dizdari, Feim Ibrahimi, Cesk Zadeja, Kozma Lara, Pellumb Vorpsi. Marsida Koni eshte pianiste e re, me karriere te pasur e fame nderkombetare. E shkolluar ne Shqiperi dhe ne Itali, sot jeton ne Perugia e shetit skenat e botes. Para 11-vjetesh, kompozitori Kozma Lara shkruan ne dedikimin e nje libri me veprat e tij per piano: "Marsides! Pianistes qe premton ne te ardhmen ne ekzekutimin e veprave tona!". "Marsida mund te konsiderohet nje gjeni i mirefillte i pianofortes" shkruan per te La Nazione (09/06/2009). "Marsida (emri i saj frymezohet nga Marte, perendia e luftes), eshte nje vajze e bukur brune, me sy te embel, por me karakter te vendosur e luftarak", - shkruan mes te tjerash "Corriere dell'Umbria".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›