E Diel, 1 Nëntor 2026

Behar Gjoka: Levdatat ne letersi, lene ne harrese kritiken autonome Izaura Ndoj

"Ne kushtet kur ende nuk kemi arritur qe te shkepusim penjte nga letersia e meparshme, pra te kemi nje mendim permbi te, dhe detyrimisht edhe nga mendesia e leximit sociologjik dhe biografik te shkences se atehershme, por edhe sepse nuk ka ngjare ende nje hop cilesor shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa qe te levrohet edhe nje kritike letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikes se perhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, te djeshem dhe te sotem shqiptar...Ketu paraqitet nje pjese e vogel e trajtimeve, dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare dhe e materialeve te botuara ne shtypin e shkruar dhe duke sjelle prane lexuesit disa tipa dhe menyra komunikimi me trajtesa dhe intervista mbi letersine dhe ceshtje te ndryshme", - shkruan studiuesi Behar Gjoka ne hyrje te librit "Autonomia e kritikes letrare". Ne nje interviste per "Koha Jone", studiuesi Gjoka rrefen rrugen e gjate dhe te veshtire te letersise dhe kritikes gjate ketyre dy dhjetevjecareve, pervojen e nje kritike te varur ne ideologji, dy kahet e kritikes letrare, si dhe letersine e promovimit dhe te recences, por jo te kritikes se mirefillte.

"Autonomia e kritikes letrare" eshte libri qe prej disa ditesh ka hapur nje debat ne rrethin e shkrimtareve. Pas tryezes se hapur qe u zhvillua ne MTKRS, mendoni se eshte pritur mire ne rrethin e letrave shqipe?

Me ata qe ishin te pranishem ne paraqitjen e librit dicka u realizua, por ftesat ishin adresuar ne te gjitha institucionet kulturore dhe shkencore, dhe shpresoj qe ishte fillimi i nje debati qe do te vijoje edhe me tutje ne media dhe ne Panairin e Librit te nentorit. Libri ne fakt e ka bere jeten e vet, fillimtare dhe parake, ne median e shkruar, sepse aty jane permbledhur shkrime te hedhura ne gazeta te ndryshme qysh nga viti 2007 e deri ne fillimin e vitit 2012. Tashme, konceptuar dhe strukturuar si nje liber, i drejtohet lexuesit te gjere, si nje sugjerim dhe propozim, qe te debatojme mbi kritiken letrare, e mbi te gjitha te nisim te gjejme shtegun e daljes nga tuneli ku kemi hyre ne keta dy dhjetevjecare ne marredhenie me letersine.

Cfare simbolizon per ju "Autonomia e kritikes"?

Pervoja e djeshme e nje kritike te varur plotesisht ne ideologji dhe ne sistemin monist, si dhe shenjat per ta mbajtur letersine, me gjase studimin e saj, si shqyrtime kritike dhe studimore, vetem se ne qarqet e mbyllura zyrtare, te institucioneve shkencore dhe kulturore, aq sa jane te tilla, pra duke ruajtur keshtu hipoteken zyrtare, me ka bere te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem, per te kerkuar qe kritika dhe studimi letrar te jene autonom, pra te shkeputur nga ndikesat politike, klanore dhe krahinore, zyrtare dhe anti-zyrtare, por ajo te jete e varur vetem se nga letrarja, sic e ka emertuar Jakobson paksa me heret, shenja unike e artit te fjales. Me ne fund, autonome do te thote unike, si nje meta-tekst qe perndrit vlerat dhe mungimet e pranishme ne letrat shqipe.

Nje pjese e librit i kthehet shume retrospektives. Ndoshta letersia e asaj kohe ka qene me e plote, ndersa sot nuk ka asnje organ ku analizohet krijimtaria e letrave shqipe?

Kritika letrare, pa medyshje njera nga disiplinat e shkences se letersise, nese do ta pranojme si te tille, ka dy kahe:

A - Leximi dhe vleresimi i librit bashkekohor, te shkruar dhe botuar ne gjuhen shqipe, duke percjelle keshtu deshmite e para mbi shenjat e nje teksti letrar.

B - Rileximi dhe rivleresimi i letersise se mehershme, e cila ishte perzene nga panteoni i letrave shqipe. Mendoni per nje moment qe nuk ishte pjese e letersise shqipe Konica, Fishta, Skiroi, Koliqi, Kuteli, nuk ishin pjese e atmosferes letrare Camaj, Pipa, Trebeshina, Pashku, por edhe periudha e pare e letrave shqipe, librat e Budit, Bogadanit, Bardhit, ende edhe sot veshtrohen si fakt gjuhesor dhe historik dhe vihet ne dyshim prania e vlerave letrare te saj, sepse te gjithe akademiket tane, e te gjitha aneve te kufijve, mbeshtesin idene se letersia fillon me De Raden dhe Naim Frasherin, pra duke fshire gati tre shekuj te shkrimit te letrave shqipe. Pra, ne marredhenie me letersine kane pak rendesi kufijte kohor, sepse letersia e madhe dhe me vlera, zakonisht aspiron pakohesine. Ka nje te vertete te rrokshme, tashme mungon infrastruktura e rrahjes se mendimeve mbi letersine, nivelet e saj, mbi qasjet kritike dhe studimore, pra metatekstet qe zbulojne dhe shenjezojne deshmite letrare.

Liria e shkrimtareve pas viteve '90 e futi letersine shqipe ne humneren e vlerave jo reale...?

Liria e shprehjes se artit te fjales, pra te letersise nuk ka gjasa te burgoset ne asnje rrethane, madje mungesa e lirise politike dhe kombetare, shpesh ka pasur ndikim te jashtezakonshem ne shpalimin e vlerave letrare, duke u metaforizuar apo duke u percjelle me teper permes simbolikes, per cka nuk mendoj se duhet te mungoj liria qe te shkruhet letersi. Liria e shprehjes nuk solli ne letersi ate qe pritej dhe shpresohej ne art dhe letersi, madje na fakt kemi kaluar nga shkrimi bardhe e zi, ne shkrimin zi dhe bardhe, pra po ai spekter vecse i permbysur, ose nga realizmi socialist ne realizmin demokratik, duke vonuar shanset qe letersia te jete letersi pertej ndikesave politike dhe ideologjike. Gershetimi i etikes me estetiken, dhe sidomos refuzimi i te dytes ne emer te se dytes, pothuajse eshte shnderruar ne nje rregull te pashpallur ne veshtrimin tone, ne shkrimin letrar dhe po kaq edhe ne metatekstet kritike dhe studimore.

Ne tryezen per kritiken letrare u theksua se shkruhet dhe botohet jo pak letersi shqipe, nuk jane te pakte autoret, por problematike mbetet se sot nuk ka shkrime nga autore qe duhet te merren me kritiken?

Ne fakt, se pari, nuk ka hapesira se ku te shprehet, sepse pas viteve '90 u punua qe te fshihej nga faqja e dheut, e gjithe infrastruktura e saj, organet botuese, roli dhe misioni i saj, meqenese kritika letrare e kohes se monizmit kishte sherbyer per te goditur dhe anatemuar shkrimtaret dhe letersine. Qe te funksionoje si e tille, duhet te riperterihet infrastruktura dhe hapesirat e saj, te mendohet si mendje e hapur, te hyhet realisht ne arealin e letrave shqipe, pavaresisht kohes dhe hapesires, alternatives dhe ngjyreses se pranishme.

Ne letersine shqipe qarkullon fenomeni i promovimit, recenses, por jo kritikes. Ju si studiues, si e shikoni kete fenomen ne rritje?

Promovimet e librave, ku flasim per trimerite e autorit, por jo per tekstin, ose te tipit, qe ne sy flasim mrekullisht, por pas shpine themi te tjera gjera, ose me gjase mendimin qe kemi, duhet te marrin fund. Nje ore e me pare duhet te shpetojme prej ketyre mermerimave te marredhenies absurde me letraren. Kemi edhe recesione paraqitese, ose nje lexim pozitivist, pra miqesor ose klanor te nje teksti, madje ne shumicen e hereve duke zbuluar gjeni, por duke i mbyllur te dy syte ne marredhenie me tekstin dhe vleren qe bart ose nuk e ka te perfshire ai. Jemi te vonuar per te shpetuar prej pershtypjes se rrejshme se jemi toke pjellore ne lemin e letrave, se madje cdo dite dhe ne te gjitha hapesirat tona linden gjeni, por me mire vone se sa kurre, duhet ta ndalim turrin, sepse nuk po mundemi te shohim kaq shume vlera, se paku ne hapesirat e teksteve te paraqitura si letersi.

Pena e Kadarese eshte cilesuar jo kryeveper ne te gjitha veprat e tij. Pse ky vleresim?

Nuk eshte vleresim, eshte vetem se shija personale e leximit, madje e shpallur me heret, posacerisht ne faqet e studimit "Kadare i Rilexuar", botuar ne vitin 2008 ne Tirane, si nje qasje serioze per te rilexuar vetem se shenjat estetike, te larguara nga sherbesa ndaj kohes dhe modelit zyrtar te realizmit socialist. Po kaq e theksuar edhe ne intervisten me titull Rileximi, me intereson vepra, e ndare nga Kadare, botuar me 5 korrik te vitit 2009 ne gazeten "Albania", qe eshte e pranishme edhe ne faqet e librit Autonomia e kritikes letrare. Studiuesit biografike dhe sociologjike, hulumtuesit e dosjeve dhe hartuesit e parathenieve, shohin kryevepra ne te gjithe krijimtarine e tyre, madje duke theksuar qysh ne krye te heres i madhi, dhe mandej nuk e di se si mundet te vijohet nje ligjerate studimore, pra sipas shijes se leximit dhe rileximit te teksteve te shkrimtarit, pa mberritur ta argumentojne. Studimet serioze nuk merren me mitin, por me tekstin dhe vetem me tekstin, sepse mendoj se ka raste qe edhe Shekspiri pergjumet ne hapesirat e teksteve, e jo me te tjeret, pra edhe Kadare, por ky i fundit ka shkruar "Pallatin e endrrave" qe nuk e ka shkruar askush tjeter, as ne letersine boterore.

Si e shikoni zhvillimin e Letersise Shqipe ne vazhdim?

Duhet edhe shume kohe per te nderprere udhetimin e perbashket te letrares dhe joletrares, te vleres dhe mungeses se saj, po kaq duhet jo pak kohe per te shpetuar akademizmin shqiptar, universitar apo te QSA se ata dhe vetem ata paskan hipoteken e vleresimit dhe mos vleresimit te shenjave letrare... Megjithate letersia, e lire dhe pastertish letrare, pa ngarkesat jashte letrare, ndryshe nga mesatarja dhe mediokriteti, ku notojme nuk do te jete kaq e larget dita kur do te trokase ne portat e letrave shqipe, si nje hapesire lirie dhe magjie estetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›