E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli : Plani i Ban Ki-moon ndanë Kosovën

Dritëro Agolli është renditur përkrah autoriteteve kosovare duke parë tek plani i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Plani i është kundërshtuar gjerësisht nga të gjithë faktorët shqiptare , të cilët tek krijimi i strukturave paralele ne Kosovë shohin destabilizimin e situatës. Ndërkaq një ditë pasi Ministria e Jashtme ka deklaruar ngritjen e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë, një prej figurave më të njohura të shoqërisë shqiptare ka kritikuar këtë vendim të diplomacisë dhe shtetit shqiptar. Shkrimtari Dritëro Agolli i referohet historisë së vendit tonë për të ilustruar faktin se nuk mund të ketë varreza për të gjitha ushtritë që kanë shkelur tokën shqiptare përgjatë viteve. Sipas tij në logjikën që është ndjekur për ushtarët grekë do të duhej të veprohej pastaj edhe për ushtritë serbe, bullgare etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›