E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: U zgjidh një çështje humanitare

Greqia ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes, për të cilën zyrtarët e këtij shteti kishin këmbëngulur disa herë gjatë takimeve me zyrtarët shqiptarë. Pas firmosjes së kësaj marrëveshjeje, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, deklaroi: "Përshëndesim firmosjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e varreve të ushtarëve grekë të rënë në luftën për liri në vitet 1940-41. Zgjidhet një çështje humanitare e popullit grek, kujtesa historike e të cilit është ende e freskët nga lufta për liri. Shprehim respekt për popullin grek dhe atë shqiptar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar për këtë çështje të zgjatur për vite të tëra". Ndërkohë, Greqia vazhdon të jetë vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që nuk ka ratifikuar akoma MSA-në mes Shqipërisë dhe BE-së. Megjithëse pala greke ka thënë gjithmonë se për këtë vonesë ka shkaqe teknike pritet që të ketë një përshpejtim të këtij procesi pas kësaj marrëveshjeje, që ishte një kërkesë e hershme e Greqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›