E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në rradhët e PD-së vetëm korrupsion

Në qytetin e Elbasanit është organizuar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij përpara të pranishmëve ka akuzuar qeverinë e kryesuar nga kryeministri Berisha për gjendjen që është vendi sot. Sipas Ramës largimet masive të punonjësve të administratës dhe zëvendesimi i tyre me militantë tregojnë jo vetëm moszbatimin e statusit të nënpunësit civil, por dhe korrupsionin në rradhët e drejtuesve të djathtë. Gjithashtu Rama u shpreh se një shenjë e korrupsionit në vend është dhe Gërdeci si dhe rruga Durrës- Kukës e cila po i kushton shtrenjtë shqiptarëve. Ne jemi shpresa e shqiptarëve dhe në emër të fëmijëve tanë për të ardhem e tyre duhet të lemë pas ndasitë e vjetra të gjyshërve tanë u shpreh kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›