E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, shumë banesa nën ujë. Situatë kritike në Lezhë e Kurbin

UPDATE- Reshjet e shumta të rënë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të rënda në shumë zona të vendit. Në shumë zona të Lezhës dhe të Mamurrasit banorët ankohen se janë gdhirë nën ujë dhe reshjet i kanë shkatërruar gjithë orenditë shtëpiake.
Problematike raportohet situate edhe në zonën e Laçit ku rreth 30 shtëpi janë përmbytur nga shirat. Shkak dyshohet se ëhstë bërë bllokimi i kanaleve kulluese.

Dje qindra shtëpi private në Durrës u përmbyten nga reshjet, kryesisht në periferi, si në zonën e ish-Kënetës, Porto Romanos, Spitallës, Shkozetit, etj. Ndërkohë janë përmbytur edhe disa lokale në katet e para, në qendër të qytetit.


Mësojmë se në mesnatë është ndërprerë energjia elektrike që furnizon hidroforin më të madh të qytetit, në Porto Romano. Për pasojë uji i kanaleve kulluese ka hyrë në banesat e qytetarëve në lagjet e sipërpërmendura. Situata është mjaft e rëndë, gjithë mobiliet dhe pajisjet shtëpiake të afro 300 familjeve janë dëmtuar plotësisht. Ata thonë se e gdhirë natën për shkak të ujit që vërshoi në banesat e tyre. "Fëmijët i kishin të rrezikuar dhe i kemi vënë mbi dollape", thotë një prej banorëve.

Dje në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencës i drejtuar nga prefekti i qarkut për të vlerësuar numrin e familjeve të prekura nga përmbytja dhe dëmin material që iu është shkaktuar atyre. Ndërkohë janë dërguar zjarrfikëset për pastrimin e ujit në zonat e përmbytura.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›