E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria, premtime boshe për bujqësinë

Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj buxhetit të shtetit i cili sipas saj ka nxjerrë zbuluar premtimet boshe të Berishës për bujqësinë. Nënsekretari për Programin në PS, Ervin Bushati në një konferencë për shtyp ka theksuar se qeveria i jep bujqësisë në fshat 42 herë më pak se sa kontributi real që ajo sjell në ekonominë tonë. Sipas tij
është faji i Sali Berishës që politikat ekonomike në bujqësi janë tepër të pafuqishme dhe pa fondet e duhura për të ndryshuar jetën e vështirë në fshat.
"Në projektbuxhetin e vitit 2010, qeveria Berisha ka përcaktuar vetëm investime minimale për gjysmën e familjeve shqiptare që mbijetojnë në fshat dhe të vetmin mjet jetese kanë aktivitetin bujqësor" theksoi Bushati.
Ai shtoi gjithashtu se neglizhenca e qeverisë për vështirësitë që bëjnë të pamundur jetesën nëpërmjet bujqësisë nuk mund të fshehin realitetin e dhimbshëm në vend. "Vështirësitë ekonomike në investime, infrastruktura tërësisht e mangët dhe një treg bujqësor kaotik, e bëjnë të pamundur zhvillin normal të një aktiviteti rural fitimprurës për familjet në fshat" shtoi Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›