Agolli: Qeveria angleze i kërkoi Enverit të pranonte autorësinë e Korfuzit
TIRANE-Zeqi Agolli vjen në këtë intervistë të pestë të tij, dhënë ekskluzivisht për lexuesit e "Gazetës Shqiptare", me të tjera dëshmi interesante. Ai hedh dritë pikërisht mbi orët dhe ditët e parë të Enver Hoxhës në karrigen e tij të kryeministrit apo të pushtetit të tij, të cilin do ta zotëronte me dorë të hekurt derisa të ndërronte jetë. Por Zeqi Agolli, si sekretari i tij personal i atyre ditëve dëshmon edhe për shumë takime të veçanta që Enver Hoxha ka bërë në zyrën e tij. Jo vetëm kaq, por ai hedh dritë edhe mbi atë çka është biseduar në takimet e tyre të rëndësishme për pushtetin komunist. Kështu, ai veçon takimin që Enver Hoxha ka bërë me përfaqësuesit e qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të asaj të Anglisë. Çfarë është biseduar me përfaqësuesit e fuqishëm të globit; Kush ishin kushtet që amerikani Xhekops dhe gjenerali anglez Hudson kanë bërë me të? Kush ishin kushtet dhe ultimatumet që ata i vunë në këmbim të njohjes së pushtetit të tij komunist nga ana e qeverive të tyre. Këto dhe të tjera në intervistën e mëposhtme të 90-vjeçarit Zeqi Agolli.
Le t'i rikthehemi paksa momentit të emërimit tuaj zoti Zeqi, në zyrën kryesore pranë Enver Hoxhës. Pra, si shef i kabinetit të tij, të cilën e përshkruat hollësisht nga numri i kaluar. Si ishte momenti i emërimit?
Siç jua shpjegova hollësisht edhe nga intervista e kaluar, çasti i emërimit tim erdhi krejt papritur dhe pa menduar.
Si kisha rreth dy javë që me urdhër të Koçi Xoxes kisha filluar punë në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë, selia e parë e të cilit ndodhej aty ku sot është familja mbretërore apo Pallati i Pionierit i dikurshëm. Kur erdhi vakti i drekës, siç bëja përherë, ora mund të ketë qenë aty te 14-14.30, shkova të drekoja te restoranti i "Dajtit". Sa hyra brenda, shikoj që nja dy tavolina më tutje ishte ulur për të drekuar vetë Enver Hoxha, pasi hanim të gjithë te e njëjta tavernë që quhej e personaliteteve. Ndodhte shpesh ato ditë që hanim aty, që të ndesheshim me Enver Hoxhën, i cili ose na gjente ose e gjenim duke ngrënë, por që bënim një salutim së largu dhe vijonim punën tonë që të mos e bezdisnim. Kështu, atë ditë ndërsa u ula në tavolinën që gjeta të lirë vura re që ma bëri me dorë t'i afrohesha për të më thënë diçka.
Kur u afrova, më pyeti fillimisht për shëndetin dhe njerëzit e shtëpisë, pastaj tha se që nesër do të punoja pranë tij si sekretar personal i tij. Kështu që më porositi që ta prisja para godinës ku do të vendosej aparati i kryeministrisë, që ishte pikërisht ajo godinë ku sot është Ministria e Ekonomisë.
U gëzuat?
Jo që u gëzova, por zemra më lëvizi nga vendi. Ishte e paimagjinuar. Isha njeriu më i lumtur, jo për faktin se isha në punë komode, se punë shumë të mira e kisha dhe atë që më kishte komunikuar Koçi Xoxe, pasi edhe ashtu në Komitetin Qendror të Partisë isha, por këtu ndryshonte puna. Më jepej rasti të punoja pranë Enver Hoxhës. Nuk ishte vlerësim i vogël, gjë që ti duhet ta marrësh me mend, pavarësisht se flasim tani për një periudhë shumë të kaluar.
Kështu që të nesërmen dola jo në orën 08.00 por që në 07.30 dhe rrija para hyrjes kryesore duke parë nga rruga nga do të vinte Enver Hoxha. Siç të thashë, ai e kishte herën e parë që shkonte në zyrën e tij si kryeministër, pasi ajo godinë ato ditë ishte përshtatur për Seli Qeverie.
Saktësisht në orën 08.00 pashë që erdhi makina e tij, një "Alfa Romeo" shumë luksoze dhe e paraqitshme, e cila me sa di kishte qenë e fshehur në pronat e Toptanajve, dhe ndalet përballë derës kryesore pranë trotuarit.
Ai zbriti nga makina dhe bëri drejt hyrjes kryesore anë të cilës isha dhe unë. Ndërkohë, u ndal para meje dhe më futi krahun duke më thënë:
- Hajde Zeqi të hyjmë. Unë e ti jemi dy zyrtarët e parë të qeverisë së re të pushtetit tonë popullor.
Ndërkaq, hymë brenda ku na orientuan në zyrat përkatëse. Ishin në katin e parë.
Më përshkruani edhe një herë si ishin zyrat në selinë e parë të qeverisë komuniste, e cila do ta drejtonte për 50 vjet vendin me dorë të hekurt. Këtë, ashtu siç e përsëritëm edhe nga numri i kaluar e kemi të nevojshme, që lexuesi të krijojë një imagjinim të ambientit ku vendoset subjekti ynë. I mbani mënd?
Thashë që zyrat tona ishin në katin e parë të godinës ku sot është Ministria e Ekonomisë. Ajo u caktua në atë moment si Kryeministri. Në fillim majtas ishte zyra ime, pra e para majtas. Ngjitur me mua ishte ajo e Zëvendëskryeministrit Myslim Peza. Përballë Myslim Pezës ishte zyra e Alqi Kondit, që u caktua Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pastaj vinte një sallon bosh dhe paradhoma ngjitur me të ishte zyra e Enver Hoxhës. Karshi zyrës së Enver Hoxhës ishte salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave.
Gjatë kohës që ju ishit drejtor i kabinetit të tij, kush i kërkonte takim në përgjithësi?
Vinin zyrtarë të lartë që konsultoheshin, vinin drejtuesit e aparatit të Komitetit Qendror, vinin ministrat, vinin partizanë të ndryshëm që mund të kishin probleme personale etj. Por më shumë vinin ushtarakë, ku unë mbaj mend mirë Kadri Hazbiun, që në atë kohë ka qenë oficer në Ministrinë e Mbrojtjes me detyrë shef i sigurimit të ushtrisë. Vinte Rita Marko, i cili në atë kohë drejtonte batalionin e sigurisë. Madje Rita Marko ishte ai që kishte kontakte më të shpeshta me Enver Hoxhën në ato ditë, pasi kryeqyteti kishte shumë probleme dhe ai i jepte porosi të herëpashershme Ritës.
Për shembull?
Mbaj mend që në ditët e para Enver Hoxha ishte shumë i tensionuar se me sa dukej i ishin përplasur njëherësh shumë situata emergjente që donte me patjetër t'u jepte drejtim, ndërkohë që informacionet që merrte nga kuadrot e lartë të shtetit i krijonin njëherësh kokëçarje të mëdha. Kështu ndodhi për shembull me uzurpimin e objekteve të pronarëve që ishin larguar nga shtëpitë, por më kryesorja është se ai mësoi se në Pallatin e Mbretit, apo siç u quajt më vonë Pallati i Brigadave, kishin hyrë shumë partizanë dhe mund të shkaktonin dhe dëmtime, se kishin konceptin që tashmë çdo gjë është tona dhe mund të bëje ç'të doje. Enver Hoxha në këto momente ka thërritur urgjent Rita Markon dhe i ka dhënë urdhër të prerë që të arrestonte këdo që do të guxonte të prekte qoftë një relike të Pallatit të Brigadave. Po ashtu, të arrestonte menjëherë këdo që do të mundohej të zinte një vilë të braktisur apo çdo gjë tjetër. Këtë shembull e mora për të thënë se që në çastet e para ai vendosi rregull dhe disiplinë, duke nxjerrë urdhra që gjithçka ishte e shtetit dhe e popullit. Askush të mos vepronte si të donte në pronën e të tjerëve.
Po nga jashtë Tiranës i vinin informacione?
Po, po. Vinin shumë kuadro që e njoftonin, si dhe të tjerë që e merrnin në telefon. Kështu për shembull, të të sjell një rast tjetër, kur kishte marrë informacion se brigadat partizane të Elbasanit kishin zënë shkollat dhe rrinin aty, në një kohë që do të fillonte shumë shpejt mësimi. Në këtë kohë menjëherë ka thërritur Rita Markon dhe e dërgoi me urgjencë rrufe në Elbasan, të cilin e autorizoi se kushdo që të ishte që kishte zënë pronat publike të arrestohej menjëherë. Pra, ai që në orët e para të punës si kryeministër kur shteti ishte në një amulli të plotë vendosi rregull të rreptë.
Po partizanët që kishin probleme personale i priste?
Sipas personit dhe problemit që mund të kishte. Kështu, kishte partizanë që ai i kishte pas njohur dhe mund të kishin një problem ku kërkohej ndërhyrja e tij, por kishte dhe partizanë të tjerë që nuk dinin ku të shkonin dhe thonin do të vemi te komandanti për gjithfarë problemesh të vogla. Në këtë rast ai nuk mund t'i priste se nuk e kishte kohën aq të lirshme sa e mendonin ata. Koncepti i atëhershëm ishte që mund të shkoje edhe nëse e kishte lënë i fejuari, ta zëmë si shembull.
Sa orë punonte?
Ai si gjatë luftës dhe atëherë që ishte zyrtar ishte shumë korrekt. Në zyrë nuk vinte ndonjëherë qoftë dhe një minutë më vonë apo më shpejt, Ora e lëvizjeve të tij ka qenë fikse. Mbaronte orari i plotë zyrtar dhe pastaj largohej për në shtëpi, të cilën e mori aty ku kishte në fund shtëpinë e re, por nga mbrapa saj ka qenë godina e vjetër, që ishte pronë e një italiani.
Zoti Zeqi. Asistonit ju në takimet që organizonte Enver Hoxha?
Në përgjithësi jo. Nuk ishte detyra ime të asistoja. Por kishte raste kur ai më thoshte se do të asistoja. Pra, sipas personit dhe problemit, më linte porosi për shembull të flisja në emër të tij te kuadri që të zgjidhej problemi i ankuesit.
Po në takimet me diplomatët e huaj keni asistuar?
E njëjta procedurë ishte si edhe për vendasit. Ka pasur raste që unë kam asistuar me kërkesën e tij, por përgjithësisht nuk kam asistuar.
Në çfarë rastesh keni asistuar, nëse ka ndonjë detaj që mund t'i interesojë opinionit?
Kam asistuar në bisedime shumë të rëndësishme dhe kam kuptuar se përse ne prishëm marrëdhëniet me Amerikën dhe Anglinë. Konkretisht, unë kam asistuar në takimet që Enver Hoxha ka bërë me përfaqësuesin e SHBA-ve, Xhekobs dhe atë të Anglisë, Gjeneralin Hudson.
Flitej për marrëdhënie dypalëshe në ato takime?
Shqipëria ishte e porsadalë nga lufta dhe qeveria e saj nuk ishte njohur nga shumë vende.
Nuk ishte njohur qeveria komuniste nga Amerika dhe Anglia kur ato kanë qenë aleate të Luftës së Dytë Botërore?
Ashtu si shumë vende të tjera edhe ato në të vërtetë nuk e kishin njohur akoma qeverinë komuniste të drejtuar nga Enver Hoxha. Për këtë Enver Hoxha bënte takime të njëpasnjëshme me shumë përfaqësues qeverish, të cilave u kërkonte njohjen e qeverisë së krijuar në zjarrin e luftës.
Pra, ju keni asistuar në takimet që Enver Hoxha bëri me përfaqësuesit amerikanë dhe anglezë për të njohur qeverinë shqiptare?
Kam qenë dhe di arsyet se përse Enveri ka refuzuar çdo bashkëpunim me ta. Isha brenda në zyrë që i jap të drejtë Enverit, se po të ma thoshte dikush tjetër ndoshta nuk do ta besoja.
Pse, si ishte puna dhe çfarë kushtesh vinin ata, se te kushtet mund të ketë çaluar puna ma do mendja, apo jo?
Është absolutisht e vërtetë. Përfaqësuesi amerikan, Xhekobs, në shkëmbim të njohjes, vinte si kusht mbajtjen në fuqi të marrëveshjeve që kishte bërë Zogu me amerikanët. Pra, mosanulimin e tyre. Enveri nuk e pranoi kurrsesi këtë kusht dhe mbylli bisedimet menjëherë, duke e lënë situatën të ngrirë, pa u interesuar për mbështetje nga ata.
Po përfaqësuesi anglez, çfarë kushtesh vuri?
Përfaqësuesi anglez, Gjenerali Hudson vuri si kusht njohjen dhe pranimin e fajit nga ana e qeverisë sonë në lidhje me incidentin e Kanalit të Korfuzit, ku shpërthyen dy mina nënujore.
Edhe me këtë takim Enveri ndërpreu bisedimet, duke mos e pranuar kushtin e vënë dhe duke mos i kërkuar njohjen e qeverisë së tij.
Jam kurioz zoti Agolli të di, se si ndodhi që pas tre vjetësh pune pranë Enver Hoxhës në një moment u larguat prej tij, kur kishit një njohje dhe një konfidencë të tillë familjare?
Dalëngadalë e kuptova se detyra që kisha ishte veç një vend i rehatshëm, por nuk të ngjallte asnjë sadifraksion. Unë kisha pretendime nga vetja dhe nuk mund të pajtohesha me atë rutinë. Kështu që vendosa të largohesha, por pashë që nuk e kisha të lehtë.
Si nuk e kishit të lehtë? Si ta kuptoj, kur ju e zgjidhnit me një fjalë goje, pasi ishit afër personit të gjithëpushtetshëm siç ishte Enver Hoxha?
Unë vërtet isha pranë njeriut që thoni ju, por mos kujto se ai ishte dosido dhe mund të flitej me të siç mund ta merrni me mend. Nuk kisha kurajo t'i thoja, se më vinte shumë zor. Pra, nuk mund të bëja dot gjë vetë, prandaj iu drejtova shokëve dhe miqve për ndihmë.
Kujt i thatë?
I thashë Gogo Nushit. Ai nuk ma mbaroi dot, se edhe ai e kishte të vështirë. I thashë më mbrapa Nako Spirut, por edhe Nakua s'ma mbaroi dot.
Po ku donit të shkonit juve, që ishte kaq problem kur ishit afër të gjithë nomenklaturës?
Unë doja të shkoja në Ministrinë e Jashtme, pasi e shikoja veten me një farë perspektive apo si të thuash, aty më dukej se e gjeja më mirë veten, pasi gjithmonë e kisha pasur qejf fushën e diplomacisë.
Kush jua mbaroi këtë kërkesë?
Si nuk ma mbaruan dot Gogua dhe Nakua, i thashë Mihal Priftit. Mihali ma mori përsipër dhe e gjeti momentin dhe i tha. Kur mësoi kërkesën time nga Mihali, Enveri kishte thënë se me kë do ta lërë nënë Ijen. Nuk kaloi as një muaj nga kjo bisedë dhe mua më erdhi transferimi.
Ku shkuat saktësisht?
Shef i Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në ç'kohë shkuat në këtë detyrë?
Ishte marsi i vitit 1947. Në Kabinetin e Enver Hoxhës kisha punuar që nga dhjetori i vitit 1944, që i bie plot dy vjet e ca.
Po në detyrën e Shefit të Protokollit të asaj ministrie a ndenjët?
Deri në prill të 1954-ës, sepse në atë kohë emërohem Sekretar i Parë i ambasadës sonë në Rumani.
(Vijon nesër)