Qerimaj shpallet kampion Europe në Antalia
Erkand Qerimaj ka arritur të dalë kampion Europe në dygarësh duke ngritur lart flamurin kuq e zi në kampionatin e Antalias në Turqi.
Qerimaj doli i pari në stilin e shtytjes me 190 kg dhe në dygarësh me 348 kg.
Një tjeter sukses i këtij sportisti i cili këto 10 vitet e fundit renditet ndër peshëngritësit shqiptar dhe jo vetëm.
Erkandi ka një karrierë mjaft të suksesshme, e cila i ka fillesat në nga moshën 14- vjeçare kur mori medaljen e parë. Kurse dje Hysen Pulaku, peshëngritësi tjetër shqiptar arriti të fitonte vendin e gjashtë me 336 kg në dygarësh.
Rozalb Lika /IDEA/