E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, shkëndija elektrike djeg plotësisht një banesë

MIRDITE-Shkrumbohet tërësisht një banesë në fshatin Simon të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, dhe flakët që përfshinë banesën e shtetasit Mark Lleshi rrezikuan edhe disa banesa të tjera pranë saj. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë shkëndija elektrike. Fatmirësisht nga zjarri nuk është lënduar asnjë nga antarët e familjes Lleshi, ndërsa banesa e tyre u shkrumbua plotësisht.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›