Agolli Rames Duhen bere me shume leshime

Partia Socialiste te perpiqet qe te shkallmoje kete ngerc qe ka ndodhur. Te perpiqet per perspektiven ku do te shkoje vendi yne me kete lloj politike te pergjithshme teper te acaruar. Njerezit qe bejne pjese ne keto parti por edhe vete populli te kerkoje rrugen se si mund te zgjidhet kjo pune. Edhe kundershtarin tjeter duhet ta zbusim madje duhet disa gjera tia aprovojme edhe kundershtarit me nje kompromis ne menyre te logjikshme qe ta kuptoje edhe ai vete qe kjo force politike ka te drejte
Shkrimtari Dritero Agolli edhe ne festen e ditelindjes se tij i ben thirrje kryesocialistit Edi Rama dhe Partise Socialiste te perpiqen me shume per te zgjidhur ngercin politik ne te cilin ndodhet vendi. Madje Agolli keshillon qe te behen edhe leshime per kundershtarin edhe pse kjo ne baze te nje konsensusi dhe arsyetimi te logjikshem. Thirrja e tij u be ne festen e organizuar nga selia roze me rastin e 80-vjetorit te shkrimtarit. Personalitete te shumta te PS-se uruan Agollin nderkohe qe kryesocialisti Edi Rama qendroi perkrah tij ndersa shkrimtari priste torten ne formen e nje libri dhe me urimin e socialisteve Edhe 100 vite te tjera Dritero
Thirrja e Agollit
Partia Socialiste te perpiqet qe te shkallmoje kete ngerc qe ka ndodhur. Te perpiqet per perspektiven ku do te shkoje vendi yne me kete lloj politike te pergjithshme teper te acaruar. Njerezit qe bejne pjese ne keto parti por edhe vete populli te kerkoje rrugen se si mund te zgjidhet kjo pune - tha shkrimani Agolli ne festen e organizuar per te ne nje lokal prane selise se Partise Socialiste. Ai madje sugjeroi qe te aprovohen me konsensus edhe disa qendrime te kundershtarit. Edhe kundershtarin tjeter duhet ta zbusim madje duhet disa gjera tia aprovojme edhe kundershtarit me nje kompromis ne menyre te logjikshme qe ta kuptoje edhe ai vete qe kjo force politike ka te drejte - eshte shprehur Agolli. I pyetur rreth keshilles se Agollit kryetari i deputeteve socialiste Gramoz Ruci tha se PS po vepron pikerisht ashtu si keshilloi shkrimtari. Sipas Rucit PS ka bere shume krahasuar me mazhorancen. Absolutisht qe jam dakord me Agollin keshille e mencur e duhur. Pikerisht kete po ben PS pjesemarrja ne jeten parlamentare nismat qe ka marre per ti rikthyer jeten parlamentare vendit nismat qe ka marre me nje pakete prej 10 pikash per te zgjidhur ngercin dhe krizen politike dhe per te plotesuar ato qe kerkuan nderkombetaret - tha ai. Edhe ish-kreu i Parlamentit Servet Pellumbi keshilloi partite politike te dialogojne. Duhet te hapet rruga e dialogut. Ne dialog ceshtjet jane te hapura te gjitha dhe ne dialog perpunohen qendrimet qofte te njeres qofte te tjetres. Pikerisht kete lloj dialogu kete lloj metode politikanet tane fatkeqesisht nuk po e njohin te pakten nuk por tregojne se e njohin - theksoi Pellumbi.
Festa
Shkrimtari Agolli vijoi edhe dje festimin e ditelindjes se tij. I ulur ne mes te Edi Rames dhe Servet Pellumbit Agolli ka prere torten ne formen e nje libri ku shkruhej Edhe 100 vite te tjera Dritero Kryetari i PS-se Edi Rama kishte kerkuar edhe mirekuptimin e familjes Agolli qe te enjten pasdite te shtonte nje koktej me rastin e ditelindjes se nje prej figurave simbol te PS-se ne lokalin prane selise se partise. Deputete te shumte nuk ngurruan ta uronin edhe publikisht Agollin ndersa diten e djeshme ishte Akademia e Shkencave qe festoi 80-vjetorin e shkrimtarit ku nuk mundoi as ministri i Kultures Aldo Bumci. Ne kete ceremoni mberriti edhe nje tufe lule dhe nje urim nga Kryeministri Sali Berisha ndersa kryebashkiaku zgjidhi qe urimin per shkrimtarit e njohura ta bente me nje vizite ne shtepine e tij. Nje urim publik ne sallen e Kuvendit me nje duartrokitje nga deputetet dhe nje tufe me lule derguar nje shtepine e tij ishte menyra qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zgjodhi per te uruar ish-deputetin Agolli.