Berisha Antaresimin ne BE e bllokoi opozita me bojkotime
Ne qytetin e Durresit po zhvillohet nje takim me forumin rinor te Partise Demokratie ku eshte pjesemarres dhe kryeministri Sali Berisha. Gjate ketij takimi Berisha theksoi se antaresimi i vendit ne Bashkimin Europian u bllokua nga opozita e cila bojkoti shpesh ne Parlament. Sipas kreut te qeverise opozita nuk kontriboi ne politike por bllokoi ligjet qe kerkonin 3/5 e votove te cilat ndikuan drejtperdrejt ne procesin e integrimit. Gjate fjales se tij Berisha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do te shkoje ne zgjedhjet e 2013 me synimin e vetem per te fituar per vet kontributet qe ka dhene kjo force politike. Sipas kryeministrit Berisha kritikat e Brukselit per klasen politike shqiptare jane mjaft te drejta madje theksoi dhe se mazhoranca do te angazhohet per zbatimin dhe realizmin e reformave para zgjedhjeve te 2013-es.