E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i mbetjeve Topi e rikthen ne Kuvend. Bime Qendrimi politik

Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bime e konsideron si politik vendimin e Presidentit te Republikes Bamir Topi per te kthyer mbrapsht ligjin Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Zevendesministri i Mjedisit ka sqaruar se ligji per mbetjet mbeshtetet ne standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian dhe se nuk ka asnje mosperputhje. Sipas zv.ministrit me mungesen e miratimit te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve kthehemi ne hapa mbrapa. Pasi perdorimi i mbetjeve per riciklim nga industria ndihmon ne minimizimin e tyre.

Qellimi i ligjit eshte te reduktojme mbetjet dhe te rrisim riciklimin - eshte shprehur Bino por kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin me argumentin se ne nje kohe kur i tere ligji i eshte dedikuar marrjes se masave dhe kryerjes se procedurave per menaxhimin mjedisor te mbetjeve ne Shqiperi si nje problem i rende dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot krijimi i mundesive per import te mbetjeve te vendeve te tjera duket se bie ndesh me qellimin e deklaruar per minimizimin e mbetjeve ose pakesimit te ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve apo pakesimit te ndikimeve negative te pergjithshme nga perdorimi i burimeve. Neni 49 i ligjit - ka thene Presidenti Topi - duke parashikuar dhe lejuar importin e mbetjeve ne territorin e Republikes se Shqiperise jo vetem qe nuk ndihmon ne arritjen e ketij qellimi pra ne parandalimin ose pakesimin e ndikimeve negative nga krijimi i mbetjeve por ai shton edhe perdorimin e burimeve te mbetjeve. Kjo ben qe dy dispozitat te bien ne kundershtim me njera-tjetren dhe neni 49 gjithashtu te kufizoje mundesine e arritjes se objektivit kushtetues per nje mjedis te shendetshem. Presidenti edhe ne nje deklarate publike nga Fieri e ka konsideruar si teresisht te arsyetuar vendimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›