Bie SHISH dhe Mediu, ngrihet Ruli dhe Topalli
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave përfundoi dje misionin që i takonte për projektbuxhetin 2010. Miratimi nen për nen solli ndryshime në fondin e buxhetit, duke e shtuar me rreth 563 milionë lekë totalin e planifikuar për 410 miliardë lekë. Anëtarët e komisionit shqyrtuan me detaje çdo kërkesë të ministrive dhe institucioneve për fonde shtesë apo planifikim të ri buxheti. Më i fituari ka qenë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, të cilit iu dhanë fond shtesë 500 milionë lekë për zhvillimin e sektorit sipas prioriteteve. Më pas vjen Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin deputetët votuan pro rritjes së buxhetit me të paktën 62 milionë lekë. Të kënaqur dolën edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ku në buxhetin e tyre për vitin 2010 do të ketë më shumë fonde. Nuk shkoi siç shpresonte Shërbimi Informativ Shtetëror apo Ministria e Mjedisit, të cilëve iu mohua kërkesa për më shumë fonde. Votë kundër ishte dhe për Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kërkoi ndryshim fondi, sikurse edhe për kërkesat e institucioneve të tjera nuk u pranua miratimi i shtesës.
SHISH-it iu mohua kërkesa për 50 milionë lekë më shumë në buxhetin e vitit që vjen. Paratë do të shkonin për rritjen e stafit me 30 veta, si dhe për investime. Sa i takon Ministrisë së Mjedisit, drejtuar nga Fatmir Mediu, propozimi ishte për shtesë fondi me 80 milionë lekë në shërbim të projektit për zhvillimin e Porto Romanos si kosto lokale, por Komisioni i Ekonomisë ia kaloi fondin Ministrisë së Punëve Publike, pasi projekti ishte i saj. Ministria e Shëndetësisë sugjeroi ndryshimin e buxhetit të saj, pa kërkuar shtesa.
Tashmë me rritjen e buxhetit të miratuar dje në komision, deputetët, por edhe delegacionet e huaja, do të kenë kushte më të mira pune. Me fondin e shtuar 62 milionë lekë, mundësohet rikonstruksioni i zyrave, ambienteve të ushqimit, pajisjeve teknologjike etj.
A.Kola